Tifozët e Vllaznisë të premten protestë para Bashkisë

0

Tifozët e Vllaznisë nuk e kanë pritur mirë shkarkimin e trajnerit Rudi Vata nga ana e drejtuesve të klubit dhe për rrjedhojë kanë vendosur të dalin në një protestë. Siç lajmërohet në faqen zyrtare të grupimit të tifozëve "Vllaznit Ultras", kjo protestë do të zhvillohet ditën e premte në orën 13.3o para zyrave të Bashkisë. "Vllaznit Ultras dhe të gjithë ata që e duan Vllazninë me zemër, janë të ftuar të marrin pjesë në protestën që do organizohet për menaxhimin e dobët të skuadrës si dhe për nxjerrjen e mësimeve për sezonin e ri. T'i tregojmë drejtuesve se s'mund të tallen me emrin e Vllaznisë se ajo është e jona, e tifozëve dhe jo e disa palaçove që kërkojnë të përfitojnë prej saj"-thuhet në njoftimin që është bërë i ditur sonte për të gjithë tifozët.

Armir Grima: Jam në shërbim të Vllaznisë në çdo detyrë

0

Armir Grima po përjeton emocione të ndryshme në karrierën e tij sportive. Deri në fund të korrikut ka qenë në fushë, më pas drejtor sportiv ndërkohë që nga e hëna e kësaj jave është edhe trajner tek Vllaznia. Ndonëse i përkohshëm, sigurisht që kjo përbën një kënaqësi për të sepse mbi të gjitha është vlerësim nga ana e drejtuesve të klubit që ia kanë besuar një gjë të tillë. Megjithatë ai vetë nuk e konsideron ndonjë kënaqësi të madhe këtë gjë. "Janë vetëm 30-40 ditë që do jem në këtë post për t’u rikthyer më pas sërish në postin tim, atë të drejtorit sportiv. Unë kuptohet që jam në shërbim të Vllaznisë dhe prandaj pranova ta drejtoj skuadrën në këto ndeshjet e fundit të kampionatit pas vendimit për shkarkimin e Vatës.

Tek Vllaznia s’ka strukturë organizative të klubit

0

Opinion nga Agron Selmani*

po dëgjoj  shumë komente për klubin dhe rreth klubit Vllaznia. Ide të ndryshme dhe propozime të ndryshme. Por, një gjë mund të konkludohet: klubi nuk ka strukturë organizative dhe ndarje të strukturës menaxheriale dhe asaj profesionale. Ndoshta në mungesë të saj, edhe pasojnë problemet nga baza deri te kulmi, apo dhe deri te trajneri i parë, i cili edhe mund të jetë drejtori teknik profesional.

Pse Bashkia dhe Vllaznia se çojnë Vatën para drejtësisë?!

0

Opinion nga Roland ÇOMO

Në Shqipëri të gjithë akuza bëjnë, të gjithë kështu thonë, por problemi është se asnjë nuk jep prova, asnjë nuk denoncon në institucionet e drejtësisë. Kush e ka pranuar të paktën në Shqipëri që unë jam fajtor që ta pranojë edhe ky ish-trajneri  i Vllaznise, prandaj është mirë që kush akuzon të ketë edhe prova se kështu në ajër nuk shkon më.

Votimi: Vata fajtor për dështimin e Vllaznisë

0

61.3 % e njerëzve që kanë votuar për të thënë se kush është fajtori kryesor i dështimit të Vllaznisë së këtij sezoni, kanë qenë të mendimit se ai është Rudi Vata. 14.9 % kanë dhënë mendimin për Bashkinë Shkodër, po aq edhe për drejtuesit e klubit, 8.3 % i të gjithëve së bashku dhe 0.6 % kanë fajësuar për këtë gjë ish-trajnerin Mirel Josa. Sigurisht që ky është një sondazh që ka zgjatur vetëm 3 ditë dhe në të kanë marrë pjesë 336 vetë. Ne nuk marrim përsipër të themi nëse vërtetë Vata është fajtori për këtë dështim apo situatë. Thjesht ky është një votim. Një votim që nuk mund të manipulohet. Thjesht secili prej atyre që ka dashur të marrë pjesë, ka votuar dhe këtë gjë ka mundur ta bëjë vetëm një herë në ditë.

Klubi Vllaznia në mbledhje. Pritet shkarkimi i trajnerit Vata

0

Rudi Vata me shumë mundësi sot nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Deklarata e shpërndarë për mediat e kryeqytetit mbrëmjen e së dielës, nuk është pritur aspak mirë nga ana  e drejtuesve të klubit. Siç është parashikuar, gjatë ditës së sotme do ketë një mbledhje në bordit drejtues të shoqërisë aksionere Vllaznia për të marrë masat e duhura në lidhje me situatën e krijuar dhe nga sa thuhet, pas bërjes publike të shumë gjërave të pavërteta nga ana e trajnerit (kështu pretendojnë drejtuesit e klubit), ai do largohet nga kjo detyrë.

Lajmi i fundit: Zyrtare: Shkarkohet trajneri Rudi Vata

0

Klubi i futbollit Vllaznia ka shkarkuar pikërisht në këto momente trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata. Lajmi sapo na është komunikuar nga zëdhënësi i klubit. Në këtë mënyrë ka marrë fund edhe dilema por "lufta" mes drejtuesve të Bashkisë dhe Vatës nuk do mbarojë këtu sepse përveç shkarkimit, ata i kanë kërkuar publikisht edhe të tërheqë akuzat e bëra ndaj tyre. Kësisoj gjërat duket se do të acarohen edhe më shumë në vazhdim.

Rudi Vata: Gati të përballem në drejtësi me Vllazninë

0

Rudi Vata nuk është se e ka pritur me një keqardhje të madhe këtë vendim madje sipas tij, ai e ka pritur një gjë të tillë. Duke folur në lidhje me këtë çështje, Rudi Vata është shprehur kështu për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka deklaruar se ka qenë një vendim i pritshëm nga ana e tij. "Mendoj se isha përgatit për këtë shkarkim. Ndodhi, vendosën atë që deshë deshën të bënin. Ka qenë një dëshirë e arritur nga ana e tyre prej kohësh dhe tashmë ia arritën. E ardhmja do ta tregoj se kush ishte e mira e Vllaznisë dhe kush është e keqja"-është shprehur ai. Ndërkohë I pyetur në lidhje me kërkesën e drejtuesve të klubit për të tërhequr akuzat e bëra se ndryshe do përballej me drejtësinë, vetë Vata është shprehur se çdo gjë që ka thënë, e ka thënë me vetëdije dhe është I gatshëm të përballet në organet e drejtësisë me ta prandaj thotë:

TROSHANI: VATA HUMBI SHANSIN. SEZONIN E RI JEMI PRETENDENTË

0

Kryetari i Keshillit Mbikqyres të KF Vllaznia sh.a., Ridvan Troshani, ka cilësuar hapur trajnerin Rudi Vata si përgjegjës për gjendjen jo të mirë të skuadrës. Troshani ka pohuar atë që në media është përmendur prej kohësh, lidhur me mosrinovimin e kontratës me Vatën. Klubi i la dorë të lirë trajnerit për të ndërtuar një skuadër sipas ideve të tij, e aftë për të konkurruar me më të mirët, por rezultatet kanë dëshmuar të kundërtën. E ndërsa rrugët e Vllaznisë dhe të Vatës do të ndahen në fund të sezonit, Troshani ka sqaruar se ende nuk është vendosur për trajnerin e ri, pavarësisht emrave që kanë nisur të qarkullojnë në Shkodër.

Rudi Vata sonte në “Ora News”. Pritet “shpërthimi” i tij

0

Mbrëmjen e sotme, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata do të jetë i pranishëm në televizionin "Ora News", në emisionin sportiv të tij. Sigurisht që në qendër të bisedës me të do jetë problematika e hasur në ndeshjen e fundit me Pogradecin dhe gjykimi shumë i njëanshëm në të por edhe polemikat e fundit me drejtuesit e klubit. Në fakt, Vata deri sot nuk ka pranuar të flasë duke thënë se po mbledh faktet për të nisur pastaj "sulmin" ndaj drejtuesve të klubit. Në fakt kjo pritet të ndodhë sonte teksa pikërisht në emisionin e "Ora News" pritet edhe "shpërthimi" i parë i tij. Ai kuptohet se ka se çfarë të flasë. Në media herëpashere i ka ngritur shqetësimet e tij në lidhje me merkaton e munguar apo më mirë të penguar nga drejtuesit e klubit, por bashkë me këtë çështje, pritet të nxjerrë edhe të tjera.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI