Vllaznia, një fërshëllimë kundër

0

Opinion nga Saimir Demi

E keqja është ta mbash veten derisa të mos të të rrëshkasë këmba, pasi nëse të ndodh një gjë e tillë, në këtë vend ku jetojmë është e vështirë të gjesh dashamirës. Vllaznia është një shembull, që kur të vijnë të këqijat, të vijnë të gjitha në të njëjtën kohë dhe disa prej tyre nuk ke mundësi as t’i ndalësh.

Humbje që flasin shumë

0
Opinion nga Aleksander KAÇI Të merkurën skuadra shkodrane pësoi humbjen e tretë rradhazi. Tri humbje krejt të pajustifikuara sidomos kur mendon se ndodhën me Laçin në fushë asnjanëse dhe dy të tjerat në stadiumin e Shkodrës. Humbja e...

Skënderbeu tradhëton tifozët

0

Opinion nga ERVIN BAKU

Të enjten në mbrëmje, në Portugali, kampionët e Shqipërisë kanë dështuar turpshëm 2-4 me të parafundin e kampionatit danez, Silkeborgun. Një ndeshje, zyrtare, e vlefshme për “Kupën Atlantik 2013”. Them dështoi turpshëm, sepse kampionët e Shqipërisë kanë qenë në avantazhin e dy golave, por në fund fare të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë është shfaqur, “befas”, ndërhyrja e “shkopit magjik”.

Vllaznia nuk është Partia

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI

Nuk kam guxuar të shkruaj e të them asgjë deri tani sepse nuk e kisha parë "komedinë" mes Vllaznisë e Shkumbinit në "Loro Boriçi", stadium që vazhdon të shterrë me tifozë, e paparë ndonjëherë në historinë e kuqebluve. Falë miqve të mi, mu dha rasti të shoh "statujat" e Vllaznisë që nuk lëviznin fare, sidomos sa herë kishte topin Dervishi, golashënuesi më i mirë i Superligës por i pamerituar.

Jam për promovimin e futbollistëve të rinj

0

Opinion nga Redan BUSHATI


Kam lexuar se Vllaznia në ndeshjen e neserme me Besen do te aktivizoje nje formacion me te gjithe futbollistet e rinj. Nëse ky është një vendim që rrjedh nga koka e teknikut Bushati, duhet pranuar, pasi ai do të ndërtojë Vllazninë e sezonit të ri. Nëse ky vendim ka ardhur si rezultat i një “urdhri nga lart”, atëherë kështu ndotet futbolli. Ndonëse ky i yni është i përbaltur, sërish kjo nuk e lejon një ekip me tradita të tilla si Vllaznia të bëhet pjesë e zullumit.

OPINION/ Dilaver po e bën më së miri detyrën e tij

0
Nga Andi GJURGJEJ I "rilindur" me formen e mire sportive dhe me golat qe po shenon. Ai eshte pikerisht pika e referimit e sulmit shkodran boshnjaku Haris Dilaver. Kishte 11 ndeshje qe nuk shenonte dhe qe nuk po zhbllokohej nga...

Sa mirë do ishte të luhej si në javën e 15-të

0

Opinion nga EDUARD ILNICA

Java që lamë pas mund të cilësohet si më “e ndershmja” e kampionatit, kjo për rivalitetin dhe pa ndeshje të kompromentuar, në të gjitha aspektet. Madje pati edhe bukuri, surpriza, tension, kontestime gjykimesh, gabime gjyqtarësh, etj, etj, si rrallëherë në ndeshjet e futbollit shqiptar. Sa reale ishin këto ndeshje duket edhe nga lëvizjet e trajnerëve, të cilët të përgjegjshëm për humbjet (natyrisht që nuk e prisnin dhe këtu është efekti surprizë, por edhe realiteti që pati java 15-të), janë tërhequr burrërisht.

Këto janë gabime foshnjarake z. Duro!

0

Opinion nga Aleksandër Kaçi

Ndeshjet mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, nisur nga tradita por dhe futboolistët që këto klube i kanë dhënë futbollit shqiptar, vazhdimisht kane tërhequr interesimin e opinionit futbolldashës shqiptar e në veçanti atij shkodran. Edhe ndeshja e djeshme mes këtyre dy ekipeve dallohej qartë se kishte fituar interesimin e duhur. Spektatori ishte në stadium dhe priste shkëndinë e rezultateve nge ekipi i zemrës për t'iu afruar dhe më shumë.

“Kosovo”, ky është realiteti yt i ri?!”

0

Kosovo, po te jete realiteti ai qe pame mbreme ne Shkoder, e gezofsh etnine tende, etnine kosovare!

Opinion nga Roland LUÇI

 

Nje stadium i huaj diku ne mes te Europes vlonte nga flamujt shqiptar, ishte i mbushur me shqiptare kuqezinj, po me shqiptare te vertete, shqiptare etnike te Dardanise dhe Shqiperise. Ishte kenaqesi dhe ndiheshe krenar te shihje pamjet e detit kuqezi qe vinin nga Lihtenshtajni, pamje qe fshikullonin perkrahesit e "dy kombetareve shqiptare" dhe pamje qe manifestonin idene dhe realitetin e ekzistences se nje kombetareje të nje kombi.

Fitore nën ethet e humbjes

0

Opinion nga RAMADAN BIGZA

Që humbjet nuk kanë “shijen”  e fitoreve apo që fitoret nuk u ngjajnë humbjeve, këtë e di gjithkush. Fatkeqësisht apo fatmirësisht kombëtarja jonë brenda 4 ditëve i provoj të dyja. Humbi ndaj Islandës dhe fitoj ndaj Sllovenisë. Duke pasur parasysh se ndeshjet u luajtën të dyja në fushën tone, që sollën pra edhe dy rezultate të ndryshme, mendoj se reagimi ka qenë i drejtë. Kritikat për humbjen e kombëtares sonë ndaj Islandës ishin më së të drejta.