Dedë Bregu, kampioni që vazhdon të nxjerr kampionë

Ka lindur më 20 qershor të vitit 1939. Në Malësi, andej nga vjen ai, fjala që përmendet shpesh kur e kalon njëfarë moshe është “I moçëm”. Në fakt duket se kjo fjalë nuk ka të bëjë me Dedë Bregun. Ndonëse 76 vjeçar, atë e sheh çdo ditë në stërvitje me mundësit e Vllaznisë duke u munduar të injektojë tek ata pasionin për këtë sport siç e ka patur edhe vetë në rininë e tij. Natyrisht që sot nuk është e lehtë të bindësh një djalë të rinj të merret me sport.
E VEÇANTË/ Aktorja e madhe Roza Anagnosti (Xhuxha) ka qenë gjimnaste me Vllazninë!
Artenca Tufi, basketbollistja e talentuar e Vllaznisë dhe e kombëtares
Nëse flasim për basketbollin e femrave në Shkodër, sigurisht që nuk mund të anashkalosh kurrsesi një emër: atë të Artenca Tufit. Për këtë vendos karriera e saj e shkëlqyer, çka e ka bërë atë një nga basketbollistet më të mira të Shqipërisë në vitet '60.ka lindur në Shkodër më 8 korrik 1943 në një familje të vjetër shkodrane dhe me tradita. Prindërit nuk e pengojnë as atë dhe as fëmijët e tjerë të merren me sport dhe për këtë arsye, Artenca shumë shpejt do të lidhej ngushtë me këtë fushë të jetës. Të njëjtën gjë bënë edhe dy fëmijë të tjerë të kësaj familje, Vildani me atletikë dhe Moza me basketboll duke lënë të tre gjurmë në sportin shkodran.Artenca e filloi sportin në moshën 13 vjeçare dhe e la atë 30 vjeçe kur ishte nënë me fëmijë. Dha një kontribut të madh për 17 vite me rradhë duke lënë gjurmë tek Vllaznia dhe sporti shqiptar. E ka nisur sportin duke u marrë me atletikë dhe në vitin 1958 thyen rekordin e garës së 200 metrave për moshat, merr medalje në garën e kërcimit së gjati, merr pjesë edhe në garat e 400 metrave, atë të stafetës etj duke zënë disa vende të para jo vetëm si individe por duke ndihmuar edhe vajzat e Vllaznisë me Feti Dizdarin në krye që të jenë kampione të vendit.
Alfred Bardeli, mundësi kampion i Vllaznisë

Kur flet për mundjen shkodrane, natyrshëm që emrat e sportistëve cilësorë janë të shumtë. Jo më kot, ky është një nga sportet më të suksesshëm në klubin Vllaznia. Suksese këto që kanë ardhur nga mundës të cilët kanë bërë historinë jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri.
Astrit Hafizi, pianisti rekordmen i Kombëtares që “shkundi” Gjermaninë

Cila është historia e pa treguar e Astrit Hafizit, nga një muzikant, pianist, në një mesfushor të talentuar dhe më pas trajneri i kombëtares, që tronditi Gjermaninë? Vitet kryeqytetase te Shkëndija, dëshira e Dinamos dhe transferimi brenda ditës nga Kampi i Dajtit në Razëm.
Sëmundja e rëndë i rikthehet Luan Vukatanës. Sander Ruci ka një mesazh për të
Sabah Bizi: Ja jeta ime me futbollin
“Trepikësh” i Edona Berranija. Basketbolli, shkolla dhe dashuria

Basketbolli, shkolla, dashuria. Për të parën po sakrifikon shumë, për të dytën ende nuk është konkretizuar dëshira e saj, ndërsa për të tretën, është në pritje. E kemi fjalën për basketbollisten e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Edona Berranija. Shumëkush e njeh atë vetëm në parketin e pallatit të sportit, por dëshira për ta njohur edhe jashtë, na çoi në këtë intervistë disi ndryshe me të.
Enver Muriqi, emblema e notit shkodran

Enveri lindi në Shkodër në vitin 1934 dhe u rrit aty. Një nga familjet më të vjetra shkodrane. Ky qytet është quajtur me të drejtë djepi i cilësisë sportive, sepse ka nxjerrë sportistë shumë të mirë. E kjo jo vetëm në futboll, por edhe në basketbolli, çiklizëm, atletikë, peshëngritje. E mbi të gjitha edhe në not. Një nga figurat më të shquara të notit shqiptar, kampion dhe rekordmen i vendit, trajner është Enver Murriqi. Familja Murriqi në Shkodër është e njohur dhe dëgjuar në not.



















