Faruk Kalleshi në krah të Qerimaj, akuza Elez Gjozës

Pas akuzave të shtangistit shkodran Erkand Qerimaj në adresë të presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, një tjetër ikonë e këtij sporti ka dalë sot kundër Elez Gjozës. Ai është Faruk Kalleshi, ish-sportist e trajner, që në një deklaratë për mediat shprehet se akuzat e Qerimaj janë të vërteta, duke kërkuar nga shteti shqiptar që të kontrollojë abuzimet financiare të bëra në FSHP. “Federata asnjëherë nuk mendon për peshëngritësit, por mendon vetëm se si t’i zhvasë ata.
Erkand Qerimaj vijon me akuzat ndaj presidentit Gjoza

Kampioni i Europës Erkand Qerimaj "vazhdon luftën". Pas debatit fillimisht me drejtorin e SK Vllaznia Mark Kroqi, tashmë po vijon me një debat tjetër, madje më të ashpër me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Pas replikave edhe ditën e djesh, pikërisht në homazhet në nderim të Ymer Pampurit, sot Qerimaj ka lëshuar të tjera akuza, madje edhe më të rënda ndaj Gjozajt. Ja çfarë shkruan ai.
Kampionati i peshëngritjes në Durrës. Vllaznia pa pretendime
PESHËNGRITJE: KAMPIONËT E VITIT 1961
Asim Belinova rizgjidhet në kryesinë e Federatës

Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për postet më të larta drejtuese të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pikërisht ato për president dhe për anëtarë kryesie. Të zhvilluara në Vlorë, këto zgjedhje kanë shkuar normalisht duke mos patur asnjë problem dhe në këtë drejtim kjo është për t'u përgëzuar sepse në fakt, fushata parazgjedhore, sidomos ajo për president, ka qenë pak "e nxehtë". Megjithatë dje nuk ka patur asnjë problem. Presidenti i mëparshëm- Elez Gjoza, ka fituar shumicën e votave- 15, përballë 5 votave që ka marrë kundërshtari tjetër Theodori Masllavica.
Saimir Lagja, kampioni i ardhshëm i peshëngritjes shkodrane
Sporti i peshëngritjes në vite ka rregjistruar emra kampionësh shkodranë. Sigurisht që "qershia mbi tortë" në mes tyre është Erkand Qerimaj që ka arritur deri tek titulli- KAMPION EUROPE.Natyrshëm që pyetja e cila lind është nëse do të kemi pasues të tij apo jo? Emrat që po spikasin sigurisht që janë ato të Xhulio Prronit dhe Emanuel Lushit por për të shkuar më poshtë, tek ata me moshë më të vogël, "zbulojmë" një tjetër emër kampioni të ardhshëm. Ai është Saimir Lagja. Tuzi: Shtangistët e Vllaznisë stërviten në kushte të papërshtatshme
Emanuel Lushi, përgatitjet e fundit për Kampionatin Botëror

Një ndër tre sportistët që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të peshëngritjes që zhvillohet muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe 18 vjeçari shkodran Emanuel Lushi. Ai konsiderohet si elementi më me perspektivë i këtij sporti në vendin tonë dhe pikërisht për këtë, pavarësisht moshës së tij, është përzgjedhur bashkë me Erkand Qerimajn dhe Briken Caljen për të përfaqësuar vendin tonë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
ERKAND QERIMAJ SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Shqipërinë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë por jo vetëm kaq. Rezultatet e arritura si në stilin e shkëputjes ashtu edhe në atë të shtytjes kanë qenë të mira, çka treguan se kampioni I Europës në fuqi, e ka lënë pas dëmtimin që ka patur dhe tashmë po bëhet gati për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kampionati më 16 tetor. Vllaznia ka pretendimet e veta

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka caktuar datën 16 tetor për zhvillimin e kampionatit kombëtar të të rriturve. Vendimi është bërë publik nga sekretari i saj Agron Haxhihyseni ndërkohë që ekipi i Vllaznisë ka kohë që ka nisur përgatitjet për këtë kampionat.Shqetësimi kryesor për të ka qenë padyshim mungesa e palestrës për shkak të prishjes së asaj ekzistuese nga rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi” dhe për këtë arsye sportistët dhe trajnerët janë detyruar të degdisen sa në njërin vend në tjetrin për t’u stërvitur. Kuptohet që ekipi i Vllaznisë do të ketë pretendimet e tij për titullim kampion jo vetëm me disa sportistë në peshat respektive por edhe si ekip.

















