Esat Ademi zgjidhet president nderi i Federatës së Peshëngritjes

0

Njeriu që ka drejtuar peshëngritjen shqiptare prej 12 vitesh, shkodrani Esat Ademi është zgjedhur të mbajë postin e presidentit të nderit të kësaj Federate. Vendimi është marrë në Asamblenë Zgjedhore të kësaj Federate zhvilluar sot në Tiranë. Presidenti Esat Ademi falënderoi të pranishmit dhe konfirmoi edhe një herë largimin e tij nga drejtimi i Federatës. “Për mua ka qenë nder që kam drejtuar peshëngritjen për 3 mandate. Tani shpresoj që në krye të Federatës të vijë një njeri me vizion dhe të ardhme, ndërkohë që unë do të vijoj detyrat e mia në bordin ekzekutiv të Federatës Botërore dhe asaj Europiane të Peshëngritjes”, - tha Ademi.

Esat Ademi, gati të heqë dorë si president i peshëngritjes

0

Shkodrani Esat Ademi mund të mos jetë më në krye të peshëngritjes shqiptare. Vendimi është thuajse zyrtar dhe bëhet i ditur nga njerëz pranë presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Më 16 nëntor do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e kësaj federate. Klubet anëtare të saj, kanë bërë edhe propozimet përkatëse deri tani për postin e presidentit dhe kandidaturat duket se do jenë dy: shkodrani Esat Ademi dhe biznesmeni tiranas Theovori Masllavica. Por në fakt, Ademi pritet të tërhiqet nga kjo garë edhe sepse duket i lodhur nga problemet e shfaqura së fundi tek ky sport dhe që kanë të bëjnë kryesisht me problemet e dopingut.

Emanuel Lushi renditet i 17-ti në Botërorin e Sllovakisë

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka konkurruar paraditen e sotme në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Sllovaki. Ai ka marrë pjesë në peshën 62 kg dhe në fund të garës ka zënë vendin e 7-të në baterinë B dhe të 17-tin në renditjen e përgjithshme të kësaj peshe. Mosha e tij ka qenë ndër më të rejat e pjesmarrësve ndërsa në peshën trupore ka qenë më i lehti nga të gjithë (60.39 kg). Në stilin e shkëputje ka arritur të ngrejë 91 kg dhe në shtytje 11 kg ndërsa në dygarësh 202 kg.

Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve

0

Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes pezullohet për tre rastet e dopingut

0

Federata Botërore e Peshëngritjes ka marrë vendimin e pezullimit të Shqipërisë pas tre rasteve të dopingut për sportistët e saj gjatë këtij viti. Vendimi thuhet të jetë marrë prej kohësh nga kjo Federatë por nuk është bërë publik nga drejtuesit e Federatës sonë ngaqë vendimi përfundimtar për masën e dënimit do jepet nga Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore në mbledhjen e tij të datës 15 shtator. Rastet me doping të Ilir Sulit, Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut, e kanë bërë punë të kryer dënimin e Federatës tonë sepse ky është rregulli.

KAS-i i Lozanës i zbret me 11 muaj pezullimin Erkand Qerimajt

0

Fillimisht 4 vjet, pastaj 2 dhe tani vetëm 13 muaj pezullim për peshëngritësin Erkand Qerimaj. Vendimi i fundit është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Gjykata pasi ka analizuar faktet e paraqitura dhe sigurisht që nuk mund të vendoste ndryshe përveçse për uljen e dënimit ngaqë është provuar katërcipërisht se marrja e asaj substance të ndaluar përmes vitaminës ka ardhur tërësisht nga mosnjohja e saj.

Genc Barkiçi: KOKSH-i, një rrezik i madh për sportin shqiptar

0

Deri dy ditë më parë ka qenë pjesë e ekipit olimpik që do marrë pjesë në “Londra 2012”. Në mënyrë krejt të papritur, kryetrajneri I peshëngritjes Genc Barkiçi e sheh veten jashtë këtij ekipi. Ndonjë përplasje me sportistët që kërkonin trajnerët e tyre në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, është shfrytëzuar nga krerët e KOKSH-it për ta larguar trajnerin shkodran. Ai e konsideron personale një largim të tillë ndonëse sipas tij, nuk ka asnjë motivacion për ta bërë këtë gjë.

Flogert Mali, kampion i Shqipërisë për 17 vjeçarët

0

Peshëngritësi shkodran Flogert Mali është shpallur kampion i Shqipërisë në peshën 69 kg në kampionatin e fundit kombëtar të grupmoshës 17 vjeç. Ky kampionat është zhvilluar dje në Vlorë dhe kanë marrë pjesë në të 15 ekipe të vendit me sportistët e tyre më të mirë. Vllaznia është përfaqësuar në këtë kampionat me dy sportistë, Flogert Malin dhe Emanuel Lushin. Paraqitjen më të mirë e ka bëri i pari që në peshën e tij ka arritur t'i sfidojë të gjithë duke zënë vendin e parë me 215 kg.

Gabimi: Erkand Qerimaj i pezulluar për dy vjet dhe jo katër

0

Ndodh edhe kështu. Ditën e djeshme u nxitua të publikohej lajmi se peshëngritësi Erkand Qerimaj ishte pezulluar për 4 vite nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Mediat i referoheshin kësaj të fundit që e kishte publikuar pezullimin në faqen e saj të internetit. Por e gjitha ka qenë një gafë e madhe dhe nuk dihet ende se si ka ndodhur. Sot ka mbërritur në Tiranë vendimi zyrtar që e pezullon Erkand Qerimajn për një periudhë dyvjeçare. Sigurisht që lajmi i dalë dje i ka interesuar dikujt. Mbase edhe marëdhëniet mes Federatës sonë dhe asaj Botërore nuk janë në nivelin e duhur dhe për rrjedhojë, informacioni nuk vjen në rrugë zyrtare por kjo që ndodh është absurde.

Vjen ndëshkimi nga IWF.Erkand Qerimaj pezullohet 4 vjet

0

Ka mbërritur sot lajmi i keq për peshëngritjen shkodrane dhe atë shqiptare. Ka ardhur përgjigja nga Federata Botërore e Peshëngritjes e cila konfirmon dënimin e peshëngritësit shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion Europe në Turqi, pak kohë më parë. Atij i eshte hequr titulli i kampionit të Europës dhe të gjitha medaljet e fituara në Kampionatin Europian të Shtangës, që u zhvillua në muajin prill në Turqi. Po ashtu,ai nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të kësaj vere, ndërsa pezullohet nga të gjitha garat për katër vjet, më saktësisht deri më 22 maj 2016.