Elseid Hysaj në shenjestrën e Bajernit të Munihut

Elseid Hysaj ishte sezonin e kaluar në shënjestrën e Bajernit të Munihut, por më pas kampionët e Gjermanisë ndryshuan mendje dhe investuan të mbrojtësi i djathtë Xhoshua Kimish.Lajmin e bëri të ditur vëzhguesi i Bajernit të Munihut, Xhorxho Çiaskini për “Radio Crc” gjatë transmetimit të emisionit “Si gonfia la rete”.
Armando Vajushi, “i preferuari” i italianëve të Katanxaros

Mesfushori shkodran Armando Vajushi është në “top” të listës së dëshirave të drejtorit sportiv të Katanxaros, Doronco. “Vrapim, driblim, si dhe aftësia për të goditur si më djathtë ashtu dhe me të majtën janë karakteristikat e tij”, shkruan portali italian, Catanzaroinforma.it, që shton se Vajushi ka shënuar edhe një gol me Kombëtaren kundër San Marinos (2014).
Hamdi Salihi i papërmbajtshëm. Edhe dy gola të tjerë për Wiener

Vazhdon të shënojë sulmuesi shkodran Hamdi Salihi. Një detyrë që po e bën në mënyrën e duhur edhe për ekipin e tij të ri, Wiener Nojshtadt, duket se varet plotësisht nga nga magjia e këtij lojtari.Edhe sot, në fitoren 2-1 ndaj Vatens, ishte sulmuesi shkodran njeriu i golave dhe natyrisht dhe lojtari më i mirë i takimit, të vlefshëm për javën e shtatë të Ligës së Parë në Austri.
Agjenti i shkodranit: Ja pse nuk shkoi Elseid Hysaj te Juve

Pavarësisht formës së mirë që po tregon shkodrani me Napoli, veçanërisht me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Nisës për Ligën e Europës – dha asistin e golit të parë – agjenti i FIFA-s, duke folur për Tuttomercatoweb, zbuloi edhe atë që po ndodh midis gjigantëve italianë dhe lojtarit të Kombëtares sonë.
Bekim Balaj humb ndeshjen me Arsenalin

Bekim Balaj duket se po vuan pasojat e një aktivizimi të gjatë me skuadrën e tij, Akhmat Grozni, në Rusi.Sulmuesi i Kombëtares shqitare do të mungojë në ndeshjen e Akhmatit kundër Arsenal Tula, e vlefshme kjo për javën e 7-të ta kampionatit rus, të programuar për ditën e henë, 21 gusht.
Shkodrani Elseid Hysaj në formacion ideal të Europës

Mbrojtësi shkodran i Napolit dhe i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj është përzgjedhur në formacionin ideal të futbollistëve më të mirë nën-23 vjeç nga 32 skuadrat që marrin pjesë në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve 2017-18.
Nuk shënon Salihi, frenohet Viener Nojshtadt

Pas pesë ndeshjesh me fitore, SC Viener Nojsshtadt nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Kapfenbergun në javën e gjashtë të Ligës së Parë austriake.Hamdi Salihi krijoi dy raste të mira, por pa mundur të regjistroi emrin e tij në listën e golashënuesve.
Rubin Hebaj debuton në kampionatin slloven por ende pa gol

Sulmuesi i talentuar shkodran Rubin Hebaj i transferuar këtë verë nga Vllaznia tek sllovenët e Domzhales, ka debutuar me skuadrën e tij të re në kampionatin e këtij vendi por ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Në pesë ndeshjet e para të kampionatit që janë luajtur deri më tani, 19 vjeçari ka qenë në fushë në dy raste.
Hamdi Salihi, gol “alla Panenka” për Wiener në Austri

Wiener Neustadt dhe Hamdi Salihi nuk kanë ndërmend të ndalen. Skuadra austriake ku luan sulmuesi shkodran ka arritur një tjetër fitore të pastër sot 3-0, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ish- sulmuesi i kombëtares gjermane.Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 45-të pasi shënoi një gol “alla-Panenka” nga pika e bardhë duke marrë shumë duartrokitje edhe nga tifozët e pranishëm në stadium.
Sulmuesi shkodran Jasmin Raboshta zyrtarizohet në Turqi

Jasmin Raboshta ka lënë Shqipërinë dhe do të luajë në Turqi sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shkodran ka nënshkruar sot dhe është prezantuar si një goditje e klubit turk. Rraboshta vjet ishte pjesë e Bylisit, skuadër që luftoi deri në javën e fundit për tu ngjitur në Superiore, por në fund u mund nga skuadra e Lushnjes.



















