Edi Martini: Në adresë të Rubin Hebajt kanë mbërritur ofertat e para

Vetë ka provuar të luajë në Slloveni shumë herët, në fillimin e viteve '90 ndërsa në verën që shkoi, ka dërguar në këtë vend një futbollist të ri. Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Rubin Hebaj. Ky i fundit pak...

Mehdi Çoba, shkodrani që synon të bëjë karrierë në Azerbajxhan

Më parë kanë luajtur në Azerbajxhan edhe shkodranët e tjerë si Elvin Beqiri, Admir Teli apo dhe Suad Lici për një periudhë të shkurtër. Sot ndërkohë pjesë e kampionatit të këtij vendi është edhe një futbollist i ri shkodran....

Edon Hasani, misioni për t’u rritur tek Liteksi

Është larguar me keqardhje nga skuadra e zemrës, por zgjodhi karrierën jashtë vendit për t’u rritur më tepër si futbollist. Edon Hasani, mesfushori 20-vjeçar nga Shkodra, në fundin e gushtit u transferua në Bullgari, te Liteks Loveç. Aty ka gjetur edhe talentin tjetër shkodran, Armando Vajushin, të cilin e konsideron si lojtar dhe njeri të shkëlqyer. Në skuadrën bullgare ka shumë konkurrencë për formacionin, megjithatë Hasani nuk druhet. “Konkurrenca ndihmon në rritjen e nivelit në planin personal dhe të skuadrës, prandaj nuk i trembem aspak”, thotë 20-vjeçari.

Një bisedë me Barbullushin dhe shumë probleme

 Nga RAMADAN BIGZA

Biseda me Adrian Barbullushin, një emër të njohur i futbollit tonë, i larguar disi nga skena e tij nuk ishte thjesht një bisedë mes një gazetari dhe një ish-futbollisti, por shumë më tepër se kaq. Nga kjo bisedë kujtuam shumë gjëra që i mungojnë sot futbollit tonë, organizimit të tij. Fjala vjen, sot nuk ka shkolla futbolli nëpër rrethe, apo në shtëpitë e pionierëve nuk flitet më për futboll, madje nuk ekzistojnë fare këto shtëpi.

Xhevahir Sukaj shënon golin e pestë me Sepahanin

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish. Ka ndodhur kështu ditën e djeshme teksa ai ka qenë protagonist për skuadrën e tij Sepahan në takimin derbi të luajtur ndaj Persepolis. Ai nuk ka qenë titullar nga minuta e parë por është futur në lojë në minutën e 70-të nga ana e trajnerit Kranjçar. Në ato momenti Sepahani udhëhiqte me rezultatin 1-0 por kundërshtari po bënte presion për të barazuar. Pikërisht atëherë, për skuadrën e tij ka menduar Sukaj i cili ka goditur fort me të majtën dhe e ka dërguar topin në rrjetë dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës me të cilën luan futbollisti shkodran.

Nuk shënon Salihi, frenohet Viener Nojshtadt

Pas pesë ndeshjesh me fitore, SC Viener Nojsshtadt nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Kapfenbergun në javën e gjashtë të Ligës së Parë austriake.Hamdi Salihi krijoi dy raste të mira, por pa mundur të regjistroi emrin e tij në listën e golashënuesve.

Zyrtare / Edhe Bekim Balaj mund të rifillojë të luajë në Austri

Kampionati austriak i futbollit mund të kthehet në veprim në fund të majit apo në fillimin e qershorit. Konfirmimi ka ardhur nga qeveria e cila i ka hapur rrugën e gjelbër kthimit të skuadrave në fushë, sigurisht me protokollet...

Sulmuesi shkodran Mujeci firmos me ‘Akademija Pandev’ në Maqedoninë e Veriut

Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci ndërron sërish skuadër dhe njëkohësisht edhe shtet. Pas përvojave që ka kaluar në Letoni, Bullgari, Gjeorgji, Qipro e madje në Hong Kongun e largët, 26 vjeçari tashmë ka zgjedhur një kampionat tjetër për të luajtur. Pasditen...

Sindrit Guri: E pashë nivelin në Belgjikë, shënoj 15 gola në kampionat

Aventura e sulmuesit shkodran, Sindrit Gurit, nuk kishte si të niste më mirë se me një dygolësh në ndeshjen miqësore që Ostende arriti të fitonte me rezultatin 1-2 përballë Zeuvelentes. Tashmë Guri është duke parë larg për sezonin e ri...

EKSKLUZIVE / Fantazisti shkodran largohet nga Deçiçi

Erjon Vucaj është larguar nga Deçiçi, duke ndërprerë kontratën me konsensus me këtë klub. Mesfushori shkodran, që ka luajtur me disa ekipe në elitën e futbollit shqiptar, ka dalë si futbollist i lirë në këtë mënyrë. Lajmin e ka konfirmuar...