Salihi vendimtar në Austri, dopietë dhe tri pikë
Portieri shkodran mbyll provën tek Milani. Nisin kontaktet për blerjen e kartonit të tij
Shkodra e vendos: Do e nderojmë Elis Gurin!

Shpallja Kampion Bote e shkodranit Elis Guri, nuk do të kalonte pa u vënë re edhe në qytetin e tij të lindjes. Përveç interesimit të medias që bëri punën e vet në pasqyrimin e këtij suksesi, më i madhi në sportin shkodran në gjithë historinë e tij, së fundi ka lindur një interesim edhe tek njerëzit e sportit. Janë pikërisht këta të fundit që kanë ngritur problemin e nderimit dhe shpërblimit të tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
3 gola dhe 3 asiste për Uatford, Rocco Vata po shkëlqen në Angli
Hysaj- Napoli, arrihet marrëveshja për të ardhmen e shkodranit
Eugent Zeka, një trajner shkodran me liçensë “Pro” në Itali
Në Shqipëri janë të pakët ata që e kanë liçensën “Pro” të trajnimit, më e larta si nivel që njihet nga UEFA dhe FIFA. Për më shumë, numri e trajnerëve që e kanë atë në Shkodër, është edhe më i vogël. Por ajo çfarë kemi “zbuluar” është se një shkodran e ka këtë liçensë por jo në vendin e tij. Ai është Eugent Zeka, shkodrani 38 vjeçar që jeton, punon dhe drejton një ekip sportiv në Itali. Zeka është larguar nga Shqipëria në moshën 24 vjeçare pasi ka kryer studimet e larta në Tiranë dhe duke mos patur ndonjë karrierë të suksesshme si futbollist, vendos të emigrojë në Itali. Atje ku ka kryer të gjitha kurset e specializimit. Sot punon tek skuadra Sestri Levante, që për koinçidencë ndoshta ka ngjyrat kuq e blu dhe vitin e themelimit- 1919, njëlloj si Vllaznia, skuadra e zemrës për Eugentin.
Elseid Hysaj, 100 ndeshje me fanellën e Napolit

Për mbrojtësin shkodran të Napolit sot ka qenë një ditë e veçantë. Ai ka mbushur plot 100 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre dhe për këtë arsye, para ndeshjes Napoli-Sassuolo u zhvillua një ceremoni e vogël. Kapiteni i ekipit Hamshik i ka dhuruar atij një fanellë me numrin 100. Për shkodranin janë bërë plot 100 ndeshje me fanellën e Napolit.