TALENTI I VITIT/ Henri Troshani, 8 vjeçari kampion Ballkani që mori duartrokitjet e të...

0
Mbremjen e se merkures u permbyll me sukses ceremonia e dorezimit te çmimeve te akorduara nga gazeta "Shkodra Sport" me rastin e festave te fundivitit teksa u nderuar tre veterane me "Çertifikate Mirenjohje", ndersa 10 figura te njohura te...

Ndërhyn kryebashkiakja Ademi, çiklistët e Vllaznisë marrin pjesë në Rrethin Çiklistik

0
Merr zgjidhje problemi i ekipit te çiklizmit te Vllaznise. Ai eshte nisur drejt Tiranes dhe do te marre pjese ne Rrethin Çiklistik te Shqiperise qe starton diten e sotme. Ka qene vete kryebashkiakja Ademi qe eshte marre me kete çeshtje...

Ekipet e Shkodrës në xhudo s’thirren në kampionatin e pionerëve

0
"Lufta" në mes drejtuesve të Federatës Shqiptare të Xhudos dhe atyre të klubit Vllaznia, Akademisë Judo Kodokan Albania e Vau Dejës vazhdon sërish. Pas polemikave në lidhje me mënyrën e zgjedhjeve të bëra në Federatë dhe akuzave të Anton...

Mundja nxjerr nje tjeter kampion. Ai eshte Eqerem Shega

0

Pavarësisht kushteve shumë të vështira në të cilat stërviten, mundësit e Vllaznisë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në garat që zhvillojnë. Kështu, në garat e kampionatit kombëtar të të rinjve të zhvilluar këto ditë në Tiranë, mundësi Eqerem Shega është shpallur kampion I Shqipërisë në peshën e tij ndërkohë që Vllaznia si ekip ka zënë vendin e tretë në kampionat. Kuptohet që ky është një rezultat shumë I mirë dhe dy trajnerët Nazmi Elezi dhe Dedë Bregu e vlerësojnë shumë atë por ndërkohë, edhe vetë sportisti në një prononcim për gazetën shkodrasport.com, shprehet I kënaqur për suksesin e arritur.

Viti 2016, mes suksesesh dhe përpjekjesh për sportin shkodran

0
Stadiumi, ëndërra e shumë shkodranëve që solli shumë zhurmëViti që lamë pas, për Shkodrën ka dhuruar një eveniment shumë të rëndësishëm: Ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi”. Investimi I Qeverisë shqiptare dhe I Federatës Shqiptare të Futbollit, pas...

Lezhjani Fabio Kola shpallet kampion kombëtar në bodybuilding

0
“Endrra ime ka qënë qe një dite emri im të shkruhet në listen e fituesve të Lezhës”. Fabio Kola është i riu nga Lezha i cili u shpall fitues në kampionatin Kombëtar Natural Bodybuilding dhe Fitnes Men’s Senior. Kola...

Të hënën, kupa “familja Muriqi” në çiklizëm. Vllaznia pretendente

0

Çiklistët e Vllaznisë bëhen gati për një tjetër garë kombëtare. Pasi kanë marrë pjesë pak ditë më parë në kupën “Sali Hima” që u zhvillua në Tiranë dhe ata bënë një paraqitje shumë të mirë, këtë herë do të marrin pjesë në kupën e familjes Muriqi që Federata Shqiptare e Çiklizmit organizon në nderim të pjestarëve të kësaj familje që kanë dhënë shumë për çiklizmin shkodran dhe atë shqiptar. Kjo kupë do të zhvillohet ditën e hënë dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit, mes tyre padyshim edhe Vllaznia e Shkodrës. Itinerari i kësaj etape do jetë me nisjen nga Tirana dhe mbërritjen në Shkodër mesditen e së hënës.

Kroqi: Do ketë reformë tek trajnerët e klubit Vllaznia

0
Pavarësisht sukseseve të shumta të gjithë ekipeve të Sportklub Vllaznia, drejtori i tij Mark Kroqi është i pakënaqur me punën që bëhet në disa ekipe, sidomos nga trajnerët e tyre. Për këtë arsye, ai ka paralajmëruar se nga janari...

Sindrit Bajrakurtaj mundësi më i mirë i kampionatit për paratërinj

0

Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar kampionatin e moshave këtë fundjavë dhe në të kanë marrë pjesë edhe disa sportistë të ekipit të Vllaznisë. Figurën më të mirë ndër ta e ka bërë mundësi Sindrit Bajrakurtaj i cili në kategorinë e paratërinjve ka zënë vendin e parë në peshën 66 kg duke i sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij. Ai jo vetëm që është shpallur kampion i kësaj peshe por edhe është vlerësuar si sportisti më i mirë i kampionatit.

Tre çiklistë të Vllaznisë në podium në kupën “Çlirimi”

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë bërë një tjetër paraqitje të mirë në kupën “Çlirimi” që u organizua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në kategorinë kadetë dhe juniorë, tre çiklistë të këtij ekipi janë ngjitur në podium si fitues duke treguar edhe njëherë tjetër se ishin ekipi më i mirë në këtë aktivitet. Gara ka patur një itinerar të përbashkët, nga Tirana deri në majë të malit të Qafë Kërrabës dhe terreni malor i saj, do të nxirrte më së miri në pah vlerat e të gjithë sportistëve. Paraqitja e sportistëve shkodranë edhe në këtë garë ka qenë shumë e mirë. Kështu, Astrit Kronaj ka bërë një pedalim të shkëlqyer duke arritur me të parët në mbërritje dhe ka zënë vendin e parë në kategorinë kadetë, por jo vetëm kaq, por ndonëse vetëm 16 vjeç, ai është renditur i treti edhe me të rriturit, çka tregon se pedalimi i tij në këtë etapë ka qenë i shkëlqyer.