“Batuta” e Eljaz Gurit të shkrin së qeshuri. Ja çfarë i ka thënë të...

0
Një nga shprehjet e zakonshme në sport është ajo se nëse nuk ke ego, nuk mund të bëhesh një sportist cilësor. Kjo gjë është...

FANTASTIKE/ Karateistja lezhjane Mikela Skandaj hyn në zonën e medaljeve në Europian. Tani synon...

0
Nga Gjergj KOLA Karateistja lezhjane Mikela Skandaj e ka nisur mbare Kampionatin Europian qe po zhvillohet ne Varshave te Polonise duke fituar disa ndeshje rradhazi...

Rrok Bardeli, 60 vjetori i një kampioni të madh

0

Dita e sotme është e veçantë për ish-kampionin e madh të mundjes Rrok Bardeli. Ai feston 60 vjetorin e tij të lindjes dhe natyrisht që në një përvjetor të tillë nuk ka sesi t'i mungojnë urimet e shumta të shokëve, miqve dhe kolegëve të tij. 10 titujt kampion, fitoret e panumërta në tapet ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, e kanë bërë atë të jetë i veçantë. E me këtë përvjetor, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Vllaznia fituese e turneut ndërkombëtar “Nënë Tereza” në xhudo

0

Vllaznia në xhudo ka zënë vendin e parë në turneun ndërkombëtar “Nënë Tereza” që u zhvillua ditën e shtunë në Shkodër me pjesmarrjen e sportistëve nga 6 vende të Rajonit. Pas ndeshjeve shumë të forta, në fund të aktivitetit që ka zgjatur jo pak si pasojë e pjesmarrjes së madhe të sportistëve, janë shpallur edhe xhudistët më të mirë. Ekipi shkodran është vlerësuar si më i miri i këtij turneu sepse në fund të tij, ka marrë 9 medalje të arta me xhudistët e vet në kategoritë e ndryshme. Kështu vend të parë ka zënë Leonis Dushi i Vllaznisë në peshën 24 kilogramë për  grupmoshën U-12, Arti Veseli në peshën 34 kilogramë po për këtë grupmoshë e po kështu edhe Luka Lukaj në peshën 38 kilogramë dhe Damian Çuni në peshën 42 kilogramë.

Tre medalje për xhudistët e Vllaznisë në turneun e Podgoricës

0

Ka rezultuar i suksesshëm turneu i zhvilluar sot në Podgoricë për tre xhudistët e Vllaznisë. Të tre ata kanë arritur të bëjnë një paraqitje të mirë duke fituar disa ndeshje teksa janë fituar edhe tre medalje, një argjendi dhe dy bronzi. Më i suksesshmi sigurisht që ka rezultuar Lurian Kaçi i cili duke konkurruar në peshën 66 kg, ka arritur të fitojë tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finale duke merituar kësisoj medaljen e argjendtë. Ndërkohë në peshën 60 kg, Krismando Bisha ka fituar dy ndeshje dhe ka merituar medaljen e bronztë. Këtë medalje ka marrë edhe Luigj Shkoza në peshën 73 kg me dy ndeshje të fituara.

Kampionati Ndërkombëtar i Submission-Grappling. Shkëlqen Vllaznia me 16 medalje, Safet Plangaj me aftësi ndryshe...

0
Federata e Arteve Marciale-MMA-së, organizoi këtë fundjavë Kampionatin e parë Ndërkombëtar të Submission-Grappling(brazilian jiu-jitsu). Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Elion Puka...

Vllaznia taekondo tjetër sukses në garat e Kupës së Shqipërisë

0
Tjeter sukses per taekondistet e Vllaznise. Ne garat e Kupes se Shqiperise te zhvilluara diten e djeshme ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ato...

Gentiana Beqa rrëmben medaljen e artë në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut

0
Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa, rrëmbeu medaljen e artë në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira...

Klubi shumësportësh Vllaznia drejt shkrirjes. Tashmë vetëm shoqata

0

Klubi shumësportësh Vllaznia pas qershorit të vitit 2012 nuk do të funksionojë më. Ky klub nuk do ketë më administratë dhe ekipet sportive pas kësaj periudhe do funksionojnë vetëm si shoqata ose shoqëri aksionere. Lajmi konfirmohet nga drejtues të Bashkisë Shkodër, madje kjo është e parashikuar edhe në buxhetin dhe prioritetet e këtij institucioni për këtë vit. Pushteti lokal në këtë mënyrë, po kërkon të zbatojë legjislacionin sportiv të vendit tonë që e bën të domosdoshëm shndërrimin e klubeve sportive në njërën nga dy format e mësipërme. Ajo që ndodhi me futbollin, tashmë do pasohet edhe me gjithë sportet e tjera. Por nëse futbolli është kthyer në një industri të madhe që prodhon edhe para, për sportet e tjera ka shumë dilema për funksionimin e tyre.

‘Rozafa Tenis Cup’, turneu model dhe më i veçanti që po organizohet në Shkodër

0
Ka nisur prej pak ditesh ne Shkoder turneu i tenisit "Rozafa Tenis Cup". Nje turne i cili eshte i pari i ketij lloji qe...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI