Taekondoja nesër kampionatin. Vllaznia hyn me pretendime
 Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i taekondosë. Krahas ekipeve të tjerë, në të do të marrë pjesë edhe Vllaznia taekondo, madje me një ekip shumë të kompletuar, në përbërje të të cilit do të jenë plot 27 sportistë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Madje ky i fundit do të konkurojë edhe si sportist me objektiv shpalljen kampion. Edhe si ekip shkodranët do kenë pretendime aq më tepër pas fitimit të Kupës së Shqipërisë pak muaj më parë. Pas atij suksesi, puna ka vazhduar me intensitet dhe prandaj trajneri Puka është i bindur se paraqitja e Vllaznisë do jetë e një shkalle të lartë pavarësisht konkurrencës së fortë që pritet të ketë në këtë kampionat.
Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i taekondosë. Krahas ekipeve të tjerë, në të do të marrë pjesë edhe Vllaznia taekondo, madje me një ekip shumë të kompletuar, në përbërje të të cilit do të jenë plot 27 sportistë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Madje ky i fundit do të konkurojë edhe si sportist me objektiv shpalljen kampion. Edhe si ekip shkodranët do kenë pretendime aq më tepër pas fitimit të Kupës së Shqipërisë pak muaj më parë. Pas atij suksesi, puna ka vazhduar me intensitet dhe prandaj trajneri Puka është i bindur se paraqitja e Vllaznisë do jetë e një shkalle të lartë pavarësisht konkurrencës së fortë që pritet të ketë në këtë kampionat.                Bashkia Shkodër 70 milionë lekë për pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

 Bashkia Shkodër do të investojë plot 70 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” gjatë vitit 2014. Një shifër kjo e konsiderueshme kur kemi parasysh se I gjithë buxheti I shtetit shqiptar për investimet në sport për këtë vit, do jetë vetëm 200 milionë lekë. Lajmi konfirmohet nga drejtori I klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi, në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur thotë:
Bashkia Shkodër do të investojë plot 70 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” gjatë vitit 2014. Një shifër kjo e konsiderueshme kur kemi parasysh se I gjithë buxheti I shtetit shqiptar për investimet në sport për këtë vit, do jetë vetëm 200 milionë lekë. Lajmi konfirmohet nga drejtori I klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi, në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur thotë:
Klubit Vllaznia i shtohet edhe ekipi i taekondosë
 Shkodrës dhe Klubit Shumësportësh Vllaznia I shtohet edhe një sport tjetër. Bëhet fjalë për sportin e taekondosë që futet në artet marciale. Disa shkodranë kishin kohë që ushtronin këtë sport por vetëm në Tiranë sepse në qytetin e tyre nuk kishte një ekip. Megjithatë tashmë kjo është bërë realitet. Për të bërë prezantimin e trajnerit të ri të Vllaznisë dhe të prioriteteve të punës së tij, kishte mbërritur nga Tirana drejtori teknik I Federatës Shqido taekondosë, Bujar Caushi. Në një prononcim për gazetën www.shkodrasport.com, ai është shprehur:
Shkodrës dhe Klubit Shumësportësh Vllaznia I shtohet edhe një sport tjetër. Bëhet fjalë për sportin e taekondosë që futet në artet marciale. Disa shkodranë kishin kohë që ushtronin këtë sport por vetëm në Tiranë sepse në qytetin e tyre nuk kishte një ekip. Megjithatë tashmë kjo është bërë realitet. Për të bërë prezantimin e trajnerit të ri të Vllaznisë dhe të prioriteteve të punës së tij, kishte mbërritur nga Tirana drejtori teknik I Federatës Shqido taekondosë, Bujar Caushi. Në një prononcim për gazetën www.shkodrasport.com, ai është shprehur:                Vasia e Dushi, dy medalje ari nga xhudistët në “Mladost Cup 2014”
                    Dy xhudistë shkodranë, pikërisht Reoland Vasia e Leonis Dushi, kanë zënë vende të para dhe kanë marrë medalje të arta në turneun ndërkombëtar të...                
                
            Ruzhdi Muriqi- trajneri i madh i çiklizmit “In Memoriam”
                    Shkodra dhe shkodranët I kanë dhënë lamtumirën e fundit sot Ruzhdi Muriqit, ish- çiklistit dhe ish-trajnerit të njohur të Vllaznisë të ndarë nga jeta...                
                
            Palestra e mundjes gati. Mungon tapeti por ai premtohet nga Federata
                    Sporti i mundjes në Shkodër ka qenë një ndër më elitarët në vite. Ai na ka dhuruar shumë kampionë të mëdhenj, madje nga rradhët...                
                
            Shumësportëshi i Vllaznisë bën 40 milionë firo për vitin 2014
 Katër milionë lekë më pak do të ketë “Sport Klub Vllaznia” për vitin 2014. 31.9 milionë lekë do të ketë shumësportëshi në Shkodër për këtë vit. Në 2013-ën shuma totale ishte 36 milionë lekë. Ky është buxheti i miratuar nga Këshilli i Bashkisë së Shkodrës. Basketbolli është sporti që ka buxhetin më të madh, për të cilin janë përcaktuar 5.1 milionë lekë. Më tej renditet volejbolli me 4.1 milionë lekë dhe në vendin e tretë është boksi me 2.9 milionë lekë. Të tria këto sporte janë në Grupin A, bashkë me atletikën që ka 2.7 milionë lekë dhe peshëngritjen që ka 2.1 milionë lekë, si dhe gjimnastika me 600 mijë lekë.
Katër milionë lekë më pak do të ketë “Sport Klub Vllaznia” për vitin 2014. 31.9 milionë lekë do të ketë shumësportëshi në Shkodër për këtë vit. Në 2013-ën shuma totale ishte 36 milionë lekë. Ky është buxheti i miratuar nga Këshilli i Bashkisë së Shkodrës. Basketbolli është sporti që ka buxhetin më të madh, për të cilin janë përcaktuar 5.1 milionë lekë. Më tej renditet volejbolli me 4.1 milionë lekë dhe në vendin e tretë është boksi me 2.9 milionë lekë. Të tria këto sporte janë në Grupin A, bashkë me atletikën që ka 2.7 milionë lekë dhe peshëngritjen që ka 2.1 milionë lekë, si dhe gjimnastika me 600 mijë lekë.                Nis puna për aspirimin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”
 Pas shumë pritjesh, më në fund ka nisur puna për të kryer procesin e aspirimit dhe kondisionimit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Klubi shumësportësh Vllaznia ka shpallur fituesin e tenderit dhe firma fituese e tij ka nisur menjëherë nga puna për zbatimin e këtij projekti. Thuajse është kryer gjysma e punës deri tani teksa janë vënë tubat e aspirimit në njërën anë të fushës dhe tashmë do bëhet edhe në anën tjetër. Ajo që mbetet është edhe vënia në punë e gjeneratorëve që do thithin ajrin e ambjentit Brenda. Gjërat duket se po shkojnë mbarë dhe mendohet që për një periudhë 10 ditore, I gjithë ky proces të mbyllet dhe më pas gjërat do jenë në rregull.
Pas shumë pritjesh, më në fund ka nisur puna për të kryer procesin e aspirimit dhe kondisionimit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Klubi shumësportësh Vllaznia ka shpallur fituesin e tenderit dhe firma fituese e tij ka nisur menjëherë nga puna për zbatimin e këtij projekti. Thuajse është kryer gjysma e punës deri tani teksa janë vënë tubat e aspirimit në njërën anë të fushës dhe tashmë do bëhet edhe në anën tjetër. Ajo që mbetet është edhe vënia në punë e gjeneratorëve që do thithin ajrin e ambjentit Brenda. Gjërat duket se po shkojnë mbarë dhe mendohet që për një periudhë 10 ditore, I gjithë ky proces të mbyllet dhe më pas gjërat do jenë në rregull.                Komiteti Olimpik, mbledhja e parë e kryesisë zhvillohet në Shkodër
 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot në Shkodër mbledhjen e parë të Komitetit Ekzekutiv për vitin 2014. Ka qenë insistimi I anëtarit të kësaj kryesie, Gjergj Leqejza, që e ka mundësuar këtë mbledhje në qytetin tonë. kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e kryesisë të cilët kanë diskutuar në lidhje me pikat e rendit të ditës. Ai që ka hapur mbledhjen, ka qenë presidenti I Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, I cili ka shpjeguar se olimpizmi shqiptar do t’I hedhë sytë në mbështetje të sportistëve cilësorë shkodranë.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot në Shkodër mbledhjen e parë të Komitetit Ekzekutiv për vitin 2014. Ka qenë insistimi I anëtarit të kësaj kryesie, Gjergj Leqejza, që e ka mundësuar këtë mbledhje në qytetin tonë. kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e kryesisë të cilët kanë diskutuar në lidhje me pikat e rendit të ditës. Ai që ka hapur mbledhjen, ka qenë presidenti I Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, I cili ka shpjeguar se olimpizmi shqiptar do t’I hedhë sytë në mbështetje të sportistëve cilësorë shkodranë.                Klubi Vllaznia shpall “10 sportistët më të mirë të vitit 2013”
 Klubi sportiv Vllaznia ka shfrytëzuar finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për të shpallur 10 sportistët dhe 3 trajnerët më të mirë të tij për vitin 2013. Atmosfera ka qenë shumë entuziaste teksa ceremonia në fjalë është zhvilluar pikërisht para nisjes të finales së meshkujve. Sipas vleresimit të bërë nga trajnerë dhe sportistë, fitues të kësaj ankete për këtë vit kanë qenë basketbollistët Gjon Ndoja dhe Ingrid Dashja, volejbollistët Nikolin Qafarena dhe Ana Gjelaj, atleti Izmir Smajlaj, xhudisti Luigj Shkoza, gjimnastja Abeliana Bregu, boksierët Asmer Bilali dhe Nelson Hysa si dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj.
Klubi sportiv Vllaznia ka shfrytëzuar finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për të shpallur 10 sportistët dhe 3 trajnerët më të mirë të tij për vitin 2013. Atmosfera ka qenë shumë entuziaste teksa ceremonia në fjalë është zhvilluar pikërisht para nisjes të finales së meshkujve. Sipas vleresimit të bërë nga trajnerë dhe sportistë, fitues të kësaj ankete për këtë vit kanë qenë basketbollistët Gjon Ndoja dhe Ingrid Dashja, volejbollistët Nikolin Qafarena dhe Ana Gjelaj, atleti Izmir Smajlaj, xhudisti Luigj Shkoza, gjimnastja Abeliana Bregu, boksierët Asmer Bilali dhe Nelson Hysa si dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj.                 
		 
			