Gëzim Mema: Kthimi i klubit në shoqata, do jetë “vdekje-prurës”

0

 Për 12 vjet me rradhë ka drejtuar klubin shumësportësh Vllaznia. Gëzim Mema, ish-shefi i tij ndjehet krenar për sukseset që ka patur. Flet me shumë respekt edhe për pasardhësin e tij- Mark Kroqin dhe ka bindjen e plotë se do ta çojë edhe më përpara atë. Megjithatë, duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën online shkodrasport.com, Mema ka folur edhe për momentet e lumtura të punës së tij por edhe ato më të vështirat. Ja intervista e plotë e tij:

Xhovan Shkoza medalje ari në turneun e Podgoricës

0

Xhudisti shkodran Xhovan Shkoza është nderuar me medalje të artë në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Ai ka zënë vendin e parë në peshën e tij, atë 55 kilogramë duke zhvilluar 4 ndeshje dhe duke i fituar të gjitha. Ky ka qenë një sukses i veçantë për xhudistët e klubit Vllaznia të cilët u përfaqësuan denjësisht në këtë turne shumë të rëndësishëm ku kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e shteteve të Ballkanit dhe më gjerë. Sipas informacionit që jep për gazetën online www.shkodrasport.com trajneri i ekipit tonë kombëtar Anton Shkoza, paraqitja e sportistëve tanë ka qenë shumë e mirë.

“Shkodra në ski” por garat bëhen në Kolashin

0

Opinion nga Dr. Leonidha Pepo


Sa herë ka ngjarje të rëndësishme të sportit të mrekullueshëm të skive, më shtyn në mënyrë të vetvetishme dhe më vonë më rritet dëshira të shkruaj diçka,  aq më tepër për entuziazmin që krijoi  gara e skive, nën slloganin “Shkodra, në ski”. Veprimtaria ishte organizuar nga klubi “Vllaznia”, në bashkëpunim me Federatën e Skive të Shqipërisë, si dhe nga shoqata “Shkodra-Ski”.

Mark Kroqi emërohet shef i klubit shumësportësh Vllaznia

0

Klubi shumësportësh Vllaznia tashmë e ka një drejtues. Ai është Mark Kroqi, ish-volejbollisti I njohur I tij dhe I ekipit kombëtar. Gazeta jonë e kishte publikuar prej disa ditësh këtë gjë por në fakt vetëm sot është zyrtarizuar. Ka qenë nënkryetari I Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani ai që ka mbledhur administratën e klubit dhe ka prezantuar para tyre shefin e ri të tyre. Një emërim I tillë sigurisht që është mirëpritur nga të gjithë sepse Kroqi është një figurë shumë e njohur dhe me reputacion. Duke folur për gazetën “Shkodra Sport” në të parin prononcim në detyrën e tij të re, ai ka thënë:

Shumësportëshi, gati emërimi i Mark Krroqit në vend të Memës

0
Klubi shumësportësh Vllaznia që prej një muaji është pa drejtues. Njeriu që e ka drejtuar prej vitesh atë, pikërisht Gëzim Mema, ka mbushur moshën e pensionit dhe ka bërë dorëzimet por në fakt, posti i tij ende nuk e...

Klubi shumësportësh Vllaznia pa drejtues. Mema del në pension

0

Ka ardhur më në fund edhe vendimi i drejtuesve të Bashkisë Shkodër për të nxjerrë në pension sekretarin e klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema. Ky i fundit kishte më tepër se një vit e gjysëm që kishte plotësuar moshën e daljes në pension por ishte mbajtur në punë nga Bashkia ngaqë ajo kishte në plan riorganizimin e këtij klubi.Për të mos emëruar ndonjë tjetër provizorisht ishte shtyrë kjo gjë. Megjithatë, që nga data 3 janar atij i është bërë e ditur se i është ndërprerë marëdhënia financiare me klubin. Në fakt vetë z. Mema ka pritur një njoftim apo komunikim zyrtar nga ndonjëri prej drejtuesve të këtij institucioni ngaqë edhe vetë ai është zyrtar i vjetër dhe ndoshta meritonte diçka më tepër në këtë rast por nuk ka ndodhur kështu.

Berdica përjetëson emrin e Agim Tafilit

0

Berdica I ka bërë një tjetër nderim birit të saj, mjeshtrit te çiklizmit shqiptar Agim Tafili duke I vënë shkollës së fshatit të tij të lindjes Berdicë e Siperme, emrin e tij. Premtimi I bërë nga kryetari I kësaj komune Besnik Brahimi majin e vitit të kaluar gjatë zhvillimit të kupës “Agim Tafili” është bërë realitet pikërisht ditën e djeshme me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Vendimi I këshillit të kësaj komune ka qenë unanim për vënien e emrit shkollës së këtij fshati dhe ceremonia është zhvilluar pikërisht mesditen e djeshmme.

Klubi Shumësportësh Vllaznia, ja sa lekë merr secili sport

0

Zbardhen shumat e parave që do të përfitojë secili sport gjatë vitit 2013. Kjo është marrë vesh pas miratimit të buxhetit të Bashkisë Shkodër, në të cilën është miratuar edhe buxheti për klubin shumësportësh Vllaznia. Nëse për klubin e futbollit, do kalohen vetëm 200 milionë lekë të vjetra për këtë vit, për shumësportëshin shuma që do subvencionojë Bashkia do jetë 360.056 milionë lekë të vjetra. Nga kjo shumë, 88.890 milionë lekë do shpenzohen për pagat e administratës së këtij klubi, 14.48 milionë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Shumësportëshi shkodran, viti 2012 rezulton i mbarë për të

0

Nesër mbyllet një vit. 2012-a lihet pas dhe kuptohet që në këtë periudhë, bëhen edhe analizat. E gjithçkaje që ka ndodhur në 365 ditët e tij. Kuptohet që tek futbolli nuk ke se çfarë analizon por tek klubi shumësportësh Vllaznia gjërat kanë qenë ndryshe. Sukseset nuk kanë munguar. Në disa sporte, ekipet e këtij klubi kanë qenë pararojë. Në kry si gjithnjë është boksi që këtë vit siguroi titullin e 18-të kampion në 20 kampionate të zhvilluara. Përveç titullit si ekip, edhe gjashtë tituj si individ, duke filluar nga Rexhildo Zeneli, Ronildo Piranej, Fatjon Arapi, Kristian Shytani, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa.

Maliq Dervishi fitues i turneut të tenisit “Shkodra Indoor 2012”

0

Tenisi është një sport jo dhe aq shumë i njohur në vendin tonë, por në Shkodër ka jo pak pasionantë të tij. Jo më kot ekziston edhe nje shoqate qe merret me promovimin e tij, pikerisht “Shkodra Tenis”. Ka qenë kjo shoqatë që në bashkëpunim edhe me "Creative City", ka organizuar edicionin e rradhes te turneut “Shkodra Indoor 2012”. Në të kanë marrë pjesë 28 tenistë nga Shkodra por edhe të ardhur nga Ulqini. Madje, keta te fundit jo më kot shpallen shpeshhere edhe fitues pasi kane nivel me te larte ngaqe e ushtrojne kete sport prej vitesh. 

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI