Giorgio Chiellini ka folur për “Daily Mail”.

Mbrojtësi i Juventus dhe i kombëtares së Italisë ka dhënë mendimin e tin në lidhje me mospjesëmarrjen në Kupën e Botës:

“Do të jetë e dhimbshme ta shohim Botërorin nga shtëpia. Nuk arrij ta imagjinoj, do të jetë një muaj shumë i vështirë”.

Italiani ka folur edhe për Pep Guardiola-n: “Dikur kishim Baresi, Bergomi, Scirea dhe shumë të tjerë… tani nuk prodhojmë më mbrojtës. Guardiola ka rrënuar futbollin tonë.

Në 10 vitet e fundit, trajnerët tanë kanë kërkuar ta imitojnë pa pasur aftësitë e tij dhe kanë humbur identitetin e tyre”.

“Nuk nxjerrim më mbrojtës të nivelit të lartë prej dhjetë vitesh, me përjashtim të Bonucci-t. Shpresoj që tani të kthehet vëmendja te futbolli italian.

Mospjesëmarrja në Rusi 2018 është vetëm një provë e një problemi të dukshëm”, ka thënë mbrojtësi i Juventus-it./telesport/