Çiklistët e Vllaznisë e kanë nisur me vrull vitin 2024. Që prej ditëve të para të tij, ata janë çdo ditë në stërvitje dhe tashmë kanë marrë edhe ngarkesat e duhura fizike duke qenë kësisoj për garat e ardhshme që startojnë prej ditës së sotme.

Sipas kalendarit të hartuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, ditën e sotme në Elbasan do të zhvillohet kupa “Dita e Verës” me pjesmarrjen e çiklistëve më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit. Në mes tyre është edhe Vllaznia që do të përfaqësohet me 7 sportistë.

Pretendimet e ekipit të Vllaznisë për vitin 2024 sipas trajnerit Leonat Kola duken shumë serioze dhe tashmë mbetet të presim rezultatet që do të arrijë në garat ku do të marrin pjesë, duke filluar nga aktiviteti i sotëm.

Vllaznia ka një traditë shumë të madhe në këtë sport dhe si rrjedhojë trajneri dhe sportistët aktualë po mundohen ta mbajnë gjallë, falë edhe mbështetjes që po i jep Bashkia Shkodër, megjithatë çiklizmi është një sport i kushtueshëm dhe si rrjedhojë kërkon më shumë mbështetje./www.shkodrasport.com/