Eridon Qardaku u bë lojtari i parë në Suepriore që u prek nga pandemia COVID-19 ka kryer sot edhe testin apo tamponin e dytë dhe tashmë mund të festojë lirshmërisht. Ai ka marrë një përgjigje se rezulton negativ ashtu si dhe tamponin e parë.

Kujtojmë që lojtari ka qenë asimptomatik dhe shkaktoi panic për një ditë në Ballsh, Por fatmirësisht asnjë nga lojtarët e Bylisit dhe as nga familjarët e tij nuk regjistruan të prekur.

Në fakt, pati jo pak dyshime nga Qardaku, por edhe nga vetë klubi se si rezultoi i prekur lojtari i cili që pas analizës së parë nuk ka pasur asnjë shqetësim.

Pas dy analizave duket se Qardaku çlirohet psikologjikisht ashtu si edhe Bylisi që do të ketë një lojtar më shumë dhe një talent gati, duke qenë se është premtues dhe pjesë e Shpresave U-21. /vipsport/