Veleçiku ka fituar 3-2 në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit, e cila është e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.Kjo ndeshje u në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në fakt kanë qenë koplikasit që kanë kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 4-të ka qenë kapiteni Besart Çokaj që ka kthyer në gol një 11-metërsh të dhënë nga arbitri.

U mendua se Veleçiku do ta ruante këtë epërsi por nuk ka ndodhur kështu. Ardit Hoxhaj ne minuten e 14-te ka arritur te barazoje shifrat dhe po futbollist gjashte minuta me vone do te shenonte edhe nje gol tjeter.

Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 2-1 per Flamurtarin. Ne te dyten nderkohe gjithçka do te permbysej ne te dyten. Zaraj fillimisht ne minuten e 80-te do te barazinte shifrat ndersa ne shtese do ishte Banushi qe do te shenonte golin e trete dhe te fitotes per Veleçikun qe kesisoj fitoi 3-2.
© shkodrasport.com