Mario Gëce është shumë pranë kalimit në Spanjë. Heroi i finales në Kupën e Botës në Brazil, u largua nga Borusia e Dortmundit në fund të këtij sezoni për të nisur një aventurë të re.

Monako, Interi, Milani dhe Sevija kanë shfaqur interes për 28-vjeçarin, por duket se klubi spanjoll është më i avantazhuar për të transferuar yllin gjerman. Gëce kërkon t’u vërtetojë të gjithëve se mund të luajë ende në nivele të larta, edhe pse në muajt e fundit ai nuk ka treguar formën e mëparshme.

Kjo nxiti edhe largimin e tij nga verdhezinjtë e Dortmundit të cilët nuk e konsideronin më lojtarin në planet e tyre. Kujtojmë që me ardhjen e Halandit, gjermani kishte pak hapësira në skuadër.