Armando Broja la Chelsean në verën e shkuar dhe u huazua te Vittesse në Holandë, ku shkëlqeu më shumë seç pritej, duke u bërë autor i 11 golave dhe thyer disa rekorde në Eredivise.

Këtë verë ai është kthyer te Chelsea, me londinezët, që e kanë pritur me një dhuratë të madhe dhe aq shumë të pritur nga sulmuesi i kombëtares sonë.

Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se palët kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës së Brojës deri në verën e vitit 2026. Kontrata aktuale përfundonte verën e vitit të ardhshëm.

Një arritje e madhe talentit të kombëtares sonë, i cili mbetet për t’u parë nëse do vazhdojë të jetë në Londër sezonin e ardhshëm, apo do huazohet në një tjetër klub për të fituar akoma më shumë minuta. /abcnews/