HomeKRYESOREE PAPRITUR/ Elseid HYSAJ largohet që në janar nga Napoli

E PAPRITUR/ Elseid HYSAJ largohet që në janar nga Napoli

Mario Giuffredi , agjenti i lojtarit Elseid Hysaj në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me të ardhen e mbrojtësit të Npolit dhe Kombëtares, ku është shprehur se mund të ketë lëvizje që në merkaton e janarit.

“Ne do të bisedojmë me Napolin gjatë merkatos së janarit. Hysaj mund të transferohej te Chelsea në verë, pasi Sarri e dëshironte atë kur klauzola ishte 50 milionë euro.

Ndoshta Napoli do ta pranonte shumën e 45 milionë eurove, por tashmë do e mësojmë të ardhmen e mbrojtësit”-ka deklaruar ai. Nderkohe Elsi ende nuk ka folur ne lidhje me kete çeshtje sepse gjithçka ia ka lene ne dore menaxherit te tij i cili ne fakt njihet ndryshe si “llafazani” ngaqe flet shume ne mbrojtje te lojtareve qe perfaqeson.

E sigurte eshte se mbrojtesi shkodran ka deshire t’i bashkohet Chelseas ngaqe aty do te gjente Sarrin megjithate jane shume gjera ne mes per te bere te mundur kete transferte.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments