Egnatia ishte një nga surprizat e bukura të këtij kampionat. Rrogozhinasit për herë të parë arritën të fitonin Kupën e Shqipërisë dhe siguruan pjesmarrjen në Europë si vendi i 3-të në klasifikim. Të gjithë janë në festë dhe mundi i presidentit Agim Demrozi është shpërmbyer.

Në “Skaner” me Gerti Carcanin po flit për shpenzimet dhe pagat që marrin futbollistët e skuadrave, teksa në telefonin e moderatorit mbërrin një mesazh nga kreu i Egnatias, i cili i bën të ditur se rrogozhinasit kanë buxhet më të lartë se dy skuadrat kryeqytetase.

“Kemi buxhet më të lartë se Partizani e Tirana përsa i përket rrogave të lojtarëve”, ka shkruar kreu i Egnatias. Dhe ne fakt mund te kete te drejte sepse ka shpenzuar shuma te medha per te ndertuar kete ekip.

Madje edhe Vllaznia mund te kete shpenzuar me shume se dy ekipet e vendeve te para, paçka se ne fund nuk ia doli t’i kalonte ne renditje, ndoshta edhe nga menaxhimi jo i duhur.