Trajneri i Teutës, Edi Martini, i ftuar në emisionin Pressing shprehet se është e vështirë të gjehet në treg një qendërmbrojtës i mirë. Madje, shkodrani thekson edhe se Tirana si ekipi kampion, sërish ka aktivizuar në mbrojtje lojtarë krahu për shkak të vështirësisë. Ndër të tjera, Martini është i kënaqur që ia ka dalë të përmbushë objektivin e klubit për kualifikimin në Europë.

“Verdiktet e sezonit janë të drejta. Ekipet kanë marrë atë që kanë merituar. Ndoshta ne mund të kishim marrë diçka më shumë. Tabela tregon atë që ekipet kanë dhënë në fushë. Ne e kemi arritur objektivin e klubit. Me mënyrën e lojës mund të ishim më lart. Gjithsesi jam i lumtur për arritjen e objektivit”.

Qendra e mbrojtjes, vështirësia për të gjetur lojtarë- “Është një pikë deçizive te ekipet. Por, sot qendra e mbrojtjes është komplekse dhe duhet të mbrojnë të gjithë e të sulmojnë të gjithë. Edhe Tirana ka futur lojtarë krahu në qendër se nuk është e vështirë të gjendet një mbrojtës i mirë.

Ne jemi të fokusuar te loja dhe te vetja jonë dhe të marrim trofeun. Ne kemi arritur objektivat e klubit dhe ti je i kënaqur me arritjen e kërkesave të klubit. Te vetja mund të kërkoja edhe më shumë me mënyrën si kemi lujatur dhe kemi humbur pikë në disa ndeshje. Megjithatë, kemi arritur objektivin e klubit”, u shpreh Martini. /VipSport/