Kombëtarja shqiptare humbi 1-2 në Izrael për Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e pestë të ligës B, kuqezinjtë e Rejas “i dhuruan” tri pikët kundërshtarëve edhe falë dy gafave të Hysaj dhe Mihaj.

Pjesa e parë është mbyllur e bardhë, me Brojën që kishte dy raste të arta por pa shfrytëzuar. Nisja e së dytës ka parë vendasit të na ndëshkojnë me Ueissman pas vetëm 20 sekondave.

Futja e Uzunit bëri që kuqezinjtë të kishin tjetër rritëm, me beratasin që në të 88 barazoi ndeshjen me një perlë. Dueli u vendos nga gafa e Mihaj në minutat shtesë, me Barido që shënoi për 2-1.

Me vetëm 1 pikë pas tre ndeshjeve, Shqipëria mban vendin e tretë në grup duke larguar ëndrrën për kalimin në play-off. Në krye Izraeli me tetë pikë, ndjekur nga Islanda me tre. Pas tre ditësh në Air Albania luajmë me Islandën në duelin e fundit.

Pas ndeshjes foli kapiteni Elseid Hysaj.

“Bëra gabim edhe unë, nuk duhet në këto ndeshje. Sa shënuam direkt një tjetër gabim dhe kjo na ndëshkoi.

Skema – Ishte plan, nga katër kaluam në pesë nëse do rrezikoheshim. Më shumë se loja e munguar ishin gabimet tona që na ndëshkuan.

Si ndihet Hysaj? Jo mirë, një lojtar si unë duhet të japë më shumë. Dua të bëj një analizë me veten, kjo ishte ndeshja më e keqe për mua. Dua të jem më mirë në duelet e tjera”, tha Hysaj.