...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEnes Isufi do vëzhgohet nga drejtuesit e Kopenhagen

Enes Isufi do vëzhgohet nga drejtuesit e Kopenhagen

Vllaznia për të rinj luan në UEFA Youth League këtë vit dhe tashmë është zyrtare. Ky lajm i ka gëzuar të gjithë në Shkodër dhe tanimë shumë futbollistë do të kenë mundësinë të shihen nga menaxherë të ndryshëm klubesh.Një prej lojtarëve që ka spikatur vjet është 17-vjeçari Enes Isufi, pjesë e Shqipërisë U19.

Shtatlarti është grumbulluar për dy ndeshjet me Gjeorgjinë dhe në këto ndeshje pritet të ketë përfaqësues të Kopenhagenit për ta parë.Lajmin e jep vetë drejtori i Akademisë, Alban Hasani, në një deklaratë të dhënë në gazetën “Sport Ekspres”. Kujtojmë këtu që ky futbollist është pjesë edhe e ekipit të parë të Vllaznisë. Trajneri Cungu ka parë tek ky futbollistë aftësitë e një lojtari të së ardhmes dhe për këtë arsye, e ka në planet e tij por…ndoshta jo për shumë kohë. Drejtuesit e Kopenhagen po tentojnë për ta marrë në rradhët e ekipit të tyre.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.