Kur flasim per volejbollin e meshkujve ne Shkoder, kuptohet qe shumekujt mendja i shkon tek brezi i viteve ’80 i cili vertete nuk arriti te fitonte tituj kampione, por ka dhuruar shume emocione. Pjese e ketij brezi ka qene edhe Besnik Lisha.

Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ka ditelindjen. Ai feston 61 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Besnik Lisha ka lindur me 7 mars 1961 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me volejboll. Pasi luan me te rinjte ku spikat per vlerat dhe aftesite e tij, ne vitin 1979 kalon tek ekipi i te rriturve te Vllaznise, me te cilin do te luante per me shume se nje dekade.

Si rrjedhoje, duke qene pjese e nje brezi te shkelqyer sportistesh i cili do t’i dhuronte klubit Vllaznia dhe Shkodres tre Kupa Republike njera pas tjetres, pikerisht ne vitet 1985, 1988 dhe 1989. Dhe Besnik Lisha eshte gjithmone aty duke dhene kontributin e tij.

Ka luajtur ne pozicionin e shuterit dhe ka lene gjurme me aktivizimet e tij. Si rrjedhoje ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia eshte vleresuar me titullin “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder si nje nga “Sportistet e shekullit te Vllaznise.

“Ka qene nje kenaqesi dhe krenari qe kam qene pjese e ketij klubi. Une ruaj momente te lumtura nga aktivizimi im me Vllaznine dhe padyshim qe do te veçoja trajneret e mi. Dua te permend Petrit Juknin, Mehdi Temalin, Mark Grimcin, gjithashtu edhe Viktor Jubanin e Flamur Agollin. Keto trajnere kane patur nje rol shume te rendesishem ne jeten time dhe prej tyre jam ky qe jam sot”- eshte shprehur gjithnje Lisha.

Prej shume vitesh ai jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por vitet e fundit eshte rikthyer serish ne Shqiperi, per te dhene kontributin e tij tashme si trajner. Fillimisht tek Vllaznia dhe me pas per disa kohe tek Skenderbeu.

Kuptohet qe kjo eshte ajo qe di te beje me mire se çdo gje tjeter sepse volejbolli eshte jeta e tij. Jo me kot, pjese e familjes se tij eshte edhe bashkeshortja- Valbona, e cila edhe ajo vjen prej ketij sporti, ashtu si dhe i biri Gerti qe ka luajtur me shume sukses ne Amerike, por edhe duke qene pjese e kombetares shqiptare.
Gjergj KOLA