Goli i tij shenuar ne ndeshjen e djeshme ndaj ekipit Pobeda i ka mjaftuar Shkendise se Tetoves per te marre nje trepikesh me shume vlere dhe kjo e ka lumturuar edhe me shume sulmuesin shkodran Erald Çinari qe ne kete menyre debutoi me gol me skuadren e tij te re.

Ne nje prononcim te dhene per faqen zyrtare te klubit pas ndeshjes se djeshme, 26 vjeçari nga Shkodra eshte shprehur shume i lumtur per nje start te tille me skuadren tetovare.

“Ndihemi jashtezakonisht mire me kete gol te shenuar. Kjo sepse kam kaluar nje periudhe te gjate e te veshtire qe kam kaluar dhe ta festosh debutim tand, ne shtepine tande, para tifozeve tuaj, me tre pike dhe me golin tend, sigurisht qe ndihem i lumtur”- eshte shprehur fillimisht Çinari.

Pasi ka pare topin te perfundoje ne rrjete, sulmuesi shkodran ka festuar i çmendur, njekohesisht duke hequr edhe fanellen sepse ka dashur te tregoje diçka poshte saj, nje fanelle tjeter ku kishte foton e nje personi te shtrenjte per te, per te cilin ka shkuar edhe ky gol.

“Ky gol i shenuar shkon per babën tem qe nderroi jete para nje viti”- ka deklaruar permes lotesh sulmuesi shkodran Erald Çinari.

Nderkohe pritja qe grupimi i tifozeve “Ballistet” i ka bere atij ka qene vertete mbreselenes dhe ai nuk ka patur fjale te thote per ta kur eshte shprehur: “E dija qe ky grupim ka tifoze shume entuziaste, por te kisha kete impakt tek ata qe ne ndeshjen e pare nuk e prisja.

I falenderoj perzemersisht per pritjen qe me bene dhe mbeshtetjen qe me dhane dhe shpresoj qe t’ua shperblej ne fushen e lojes sa here qe une do luaj”- eshte shprehur ne fund Erald Çinari./SHKODRA-SPORT.COM/