Nje lajm fantastik per Vllaznine e futbollit te femrave. Me 25 shtator do te luaje ndeshjen e kthimit ne stadiumin e qytetit Hjorring te Danimarkes ndaj ekipit vendas Fortuna.
Vajzave kuqeblu as ne kete ndeshje duket se nuk do t’u mungojne mbeshtetesit. Ata e treguan me se miri edhe ne ndeshjen e pare kur rreth 3 mije tifoze mbushen shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”.
Por sakaq, edhe ne ndeshjen e kthimit tifozet shkodrane nuk do te mungojne ne stadium. Madje nga sa behet e ditur, ata kane filluar tashme te organizohen dhe pritet te jene ne numer te konsiderueshem ne mbeshtetje te Vllaznise.
Inisiativen e ka marre nje tifoz i zjarrte i Vllaznise, pikerisht Enkeleid Omi i cili nuk ka munguar te jete i pranishem edhe ne disa ndeshje nderkombetare te ekipit te meshkujve te ketij klubi dhe tashme do ta beje edhe me ate te femrave.
Ai ka postuar diten e sotme ka bere nje thirrje ne rrjetet sociale duke ftuar edhe shkodrane e shqiptare te tjere qe jetojne ne Danimarke dhe jo vetem, qe te jene ne mbeshtetje te Vllaznise per kete ndeshje.
“Me 25 shtator KFF Vllaznia luan ndeshjen e kthimit te Champions League ne Hjorring Danimarke. Ftoj te gjithe miqte e mi ne Danimarke dhe Europe ti mbeshtesin VAJZAT e Vllaznise. Une do jem aty dhe ju ftoj per nje kafe ne Hjorring”- shkruan ai ne statusin e tij.
Kuptohet qe kjo eshte fantastike. Shkodranet do ta tregojne veten edhe ne Danimarke dhe me siguri qe do t’i jape me shume zemer vajzave te Vllaznise per te synuar pse jo edhe jo edhe kualifikimin pavaresisht humbjes 0-1 ne ndeshjen e pare ne “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com