Një fitore dhe një humbje kanë arritur ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia ditën e djeshme. Fitorja si zakonisht u takon ekipit të meshkujve të cilët në Shkodër kanë fituar me Skënderbeun e Korçës me rezultatin 3-1. Në fakt pavarësisht fitores së shkodranëve, ndeshja ka patur rivalitet sidomos në tre setet e para.

I pari është fituar nga Vllaznia 25-20, i dyti nga korçarët 25-23, i treti nga Vllaznia 25-23 ndërsa në të katërtin nuk ka patur shumë histori teksa djemtë e Artan Kalasë kanë fituar 25-16. Edhe pas kësaj fitoreje, shkodranët vazhdojnë të mbajnë vendin e katërt në tabelën e renditjes duke qenë brenda objetivave të tyre. Sa i takon ekipit të femrave, edhe ai ka luajtur në Shkodër duke patur përballë Partizanin. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj  janë përpjekur të rivalizojnë por pa fuqinë e duhur duke i humbur të tre setet dhe krejt ndeshjen në shifrat 0-3. Rezultatet e seteve kanë qenë 25-7, 25-16 dhe 25-17. Vllaznia pas ndeshjeve të kësaj jave, mban vendin e fundit në tabelën e renditjes me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 16 javë kampionat.
www.shkodrasport.com