Pogradeci ia ka dalë të triumfojë ndaj Labërisë dhe në këtë mënyrë do të jetë ajo skuadra që do të avancojë më tej. Liqenorët e trajnerit shkodran Samuel Nikaj triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Labërisë dhe tashmë do të luajnë me vendin e 10-të të Kategorisë së Parë, pikërisht ndaj Burrelit.

Në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte pothuajse të gjitha brenda. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse skuadrat kishin disa raste për shënim.

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte me të vërtetë emocionuese. Të dy ekipet shtuan sulmet e tyre në portat rrespektive, por pa ia arritur dot qëllimit të kalonin në epërsi.

Megjithatë, kur të gjithë mendonin se ndeshja do t’i drejtohej minutave shtesë, erdhi edhe goli që më pas do të sillte një fitore të çmendur. Pogradeci në minutën e 90-të kaloi në avantazh me shifrat që shkuan në 1-0 dhe ky gol bëri që të vinte një fitore e çmendur për liqenorët.

Tashmë pas kësaj fitoreje, Pogradeci do të luajë me vendin e 10-të të Kategorisë së Parë, pikërisht ndaj Burrelit. Synimi i liqenorëve dhe trajnerit shkodran Samuel Nikaj është padyshim ngjitja sezonin tjetër në Kategorinë e Parë, teksa mbetet për t’u parë se sa do të mund ta arrijnë një gjë të tillë.
Maringlen ZHIVANI