Vllaznia dhe Partizani luajnë të shtunë në 16:45 në “Loro Boriçi”. Sfida vlen për javën e 30 të Superligës, me dy skuadrat që luftojnë për një vend në Kupat e Evropës.

Demat e Mehmetit kanë prej 2020 që nuk fitojnë me Vllazninë dhe duan që nesër të thyejnë “tersin”. Edhe këtë sezon për të kuqtë, tri pikët me kuqeblutë kanë qenë të pamundura.

Gjithsesi edhe pse në dy vite nuk kanë ardhur pikët e plota, qysh pas ringjitjes në elitë tetë vite më parë, Partizani ka një bilanc pozitiv me Vllazninë.

Në 34 takimet mes tyre në Kupë dhe kampionat gjatë tetë viteve të fundit, Partizani numëron 13 fitore, 13 barazime dhe 8 humbje./newsport/