Gazetari Matteo Marani e sheh ndryshe situatën te Italia. Axurrët përjetuan dramën e vërtetë kundër Maqedonisë së Veriut teksa janë eliminuar nga Botërori në atë humbje me shifrat 0-1. “Ne nuk kemi talente nëse heqim Veratin dhe Jorginho.

Më e mira e futbollit tonë vjen nga Sasuolo. Berardi, Scamaca dhe Raspadori, asnjë prej tyre nuk luan në kompeticionet europiane.

Kurrsesi që nuk mund ta barazojmë veten në nivelin e Gjermanisë, Francës apo Anglisë”, tha gazetari Marani, kuptohet i zhgenjyer per kete eliminim.

Nje zhgejim mese i drejte ashtu si i gjithe italianeve te cilet veshtire se do ta kishin imagjinuar se kombetarja e tyre do te eliminohej duke luajtur ne shtepi ndaj nje ekipi si ai i Maqedonise se Veriut.