HomeKRYESOREHapi i madh afron, talenti 20-vjeçar me origjinë nga Puka drejt Seria...

Hapi i madh afron, talenti 20-vjeçar me origjinë nga Puka drejt Seria A

Vetem 20-vjeç, por talenti shqiptar me origjinë nga Puka Cristian Shpendi është gati për “hapin e madh” në karrierë, teksa me 11 golat e 2 asistimet e tij, në 16 sfidat e para me skuadrën e Cesena këtë sezon ka mahnitur “të mëdhenjtë” e futbollit italian, të cilët janë të gatshëm ta transferojnë, që në merkaton e dimrit.

Sipas raportimeve, më të fundit të mediave italian, ish-“strategu” i mesfushës, tashmë tekniku i “Xhenovezëve” të Sampdoria, Andrea Pirlo e kërkon me ngulm “yllin” e “Shpresave”, në merkaton e janarit, me skuadrën e cila prej kohësh vuan për një lojtar cilësor në majën e sulmit.

Bordi i Sampdoria ka dhënë miratimin për transferimin e Shpendit, teksa tashmë u takon drejtuesve të të dy klubeve që të gjejnë marrëveshjen për kalimin e 20-vjeçarit, në Serie B.

Gjë e cila, nëse ndodh do të ishte një hap i rëndësishëm për Shpendin, që do të ketë mundësi të rritet akoma më shumë, këtë herë në një skuadër me jo pak histori në futbollin italian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments