Sezonin e kaluar ka qene protagonist me Vllaznine e sezonit te kaluar duke kontribuar me 15 golat e tij ne kampionat dhe kupe dhe duke e ndihmuar ate te fitonte Kupen e Shqiperise.

E kemi fjalen per sulmuesin boshnjak Haris Dilaver. Pas perfundimit te ndeshjeve te Kupave te Europes, drejtuesit e klubit shkodran nuk i ofron rinovim kontrate dhe Dilaver u largua per te vijuar karrieren e tij ne Malte me ekipin Valletta FC.

Por atje 32 vjeçarit nuk i kane shkuar gjerat ashtu si duhet. Ka luajtur ne 15 ndeshje te kampionatit por nuk ka arritur te shenoje asnje gol dhe ka dhene tre asist. Ndersa ne kupe ka luajtur ne 2 ndeshje duke shenuar nje gol dhe dhene nje asist.

Dilaver duket se ka ende nostalgji per Shkodres dhe kete e tregon fakti se pas nje pauze qe ka patur kampionati ne Malte, ai ka marre leje dhe eshte larguar drejt vendit te tij, por nderkohe ka shfrytezuar edhe mundesine per t’u rikthyer serish ne Shqiperi.

E ka bere kete gje sot teksa ka mberritur ne kryeqendren e Veriut te ketij vendi dhe ta takuar shoke e miq te tij. Vete lojtari ka postuar ne rrjetet sociale disa foto ku shihet bashke me bashkeshorten e tij neper rruget e Shkodres, apo dhe me ish- shoket e ekipit, Adilin, Zogoviç e Bulatoviç.

Vllaznia e largoi duke shpresuar qe ne vend te tij te merrte nje lojtar si Aralica me shifra me te mira por ne fakt deri tani kjo nuk ka ndodhur. A mos do te thote kjo se Dilaver mund te rikthehet serish ne Shkoder?