Nga Adriatik DOSTI

Edhe sot po ta shohesh, tek sapo i ka mbushur te 72 vjetet e jetes se tij ai te ben ta admirosh per ate fizik te mrekullueshem qe ka ende…I shkurter, por me nje trup te gdhendur prej muskujve, me nje humor te kendeshem tipik shkodran e i mire e i thjeshte si pak kush edhe pse ka te drejte ti krenohet karieres e malit me medalje qe ka fituar nder vite si rralle kush tjeter ne sport…Lindi ne Shkoder me 1945 nga nje familje me origjine boshnjake nga qyteti i Sarajevos.

Me 1964 , vetem 19 vjecar Faruk Kalleshi nis shperthimin e pandalshem te tij ne Peshengritjen shqiptare duke u shpallur Kampion i vendit e duke vendosur 4 rekordet e para kombetare. E qe nga ajo kohe , per 21 vjet rresht ai do te jete Kampion i perhershem kombetar e fitues i cdo gare ku mori pjese, fitues titujsh, medaljesh e trofesh te pa funda si edhe i jo pak medaljeve ne aktivitetet nderkombetare ne te cilat perfaqesoi me shume dinjitet Shqiperine. Eshte 21 here Kampion i Shqiperise, po 21 here Fitues i Kupes se Shqiperise. 5 here fitues i Medaljeve te Arta te Spartakiadave Kombetare te asaj kohe . Ne mbi dy dekada kariere brilante sportive ka vendosur plot 116 rekorde kombetare e ka fituar saktesisht 130 Trofe, Medalje e Dekorata….E pra nje bilanc qe nuk do te kishte sportist ne bote qe te mos tundohej. Ky ishte ”floriri i vogel”i peshengritjes shqiptare me te cilin historia e sportit tone ka me shume se te drejte te krenohet. Vertet.I thjeshte e fjalepak,,,pasi fjalet ja kishte lene punes e rrezultateve fantastike te tij qe nuk njihnin kurre moshe..E te mos harrojme qe ne kohen e tij peshengritja shqiptare kishte emra te shquar e te medhenj kampionesh te tille si Ymer Pampuri, Belinova, Njebza, Bodinaku, Feruni, Shyti etj per tu a lene vendin pak me pas gjigandeve te ketij sporti si Kondo, Hakani, Nikolla, Haxhihyseni, Cenaj , Berisha, Dhima, Bushi, Shabani etj etj.Por duket se i vogli shkodran Kalleshi kishte lindur per te qene nje Kampion i madh e i pa mposhtur prej askujt per vite e vite me rradhe. Me 1973 do te fitonte titullin me te larte sportiv te vendit ..Mjeshter i merituar i Sportit..nderkohe qe ne periudhen 1972 – 77 do te jete ne pozicionin e sportistit e trajnerit te ekipit simpatik te peshengritjes Vllaznia.

Anetar i ekipit kombetar te Shqiperise per 21 vjet rradhazi e madje nder me te miret e rrezultativet e tij. Do te largohet nga sporti ne moshen 39 vjecare me 1984, pasi kishte arritur e fituar pothuajse gjithcka e mbi te gjitha respektin e admirimin e te gjitheve si sportist e si njeri. Kalleshi eshte 6 here fitues i se vetmes Ankete sportive shqiptare te asaj periudhe ”Sportistet shqiptare me te mire te vitit;”. Eshte shpullur gjithashtu Peshengritesi shqiptar i shekullit dhe eshte renditur ne vendin e katert ne listen e votuar per 10 sportistet shqiptare te shekullit. Me 1999 per rrezultatet e arritura Ministria e Kultures Rinise e Sporteve do ti akordoje medaljen Nderi i Sportit Shqiptar, e nje vit me pas Presidenti i vendit i asaj kohe Mejdani do ti jepte titullin Mjeshter i madh i Punese. Me 2012 Shkodra , qyteti i tij i lindjes e ngjyrat e se ciles perfaqesoi me aq dinjitet e krenari do ta shpallte Qytetar Nderi te saj..Faruk Kalleshi si pak sportiste te Shqiperise mban edhe titullin e larte Kombetar ,,Nderi i Kombit akorduar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me 2012. Ai eshte e mbetet pa as me te voglen medyshje nje nga krenarite e sportit kombetar shqiptar te te gjitha koherave ndaj meriton mirenjohjen e respektin e te gjtheve …Faleminderit Mjeshter i madh per gjithe ato emocione e gjithcka te bukur qe na dhurove nder vite permes sportit te ndershem e talentit tend te shkelqyer…