HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIronia e fatit te Vllaznia/ Kanë kontestuar fuqishëm gjykimin e ndeshjeve, në...

Ironia e fatit te Vllaznia/ Kanë kontestuar fuqishëm gjykimin e ndeshjeve, në krye të arbitrave është një… shkodran

Prej disa javësh te Vllaznia kanë kontestuar fuqishëm arbitrimin, veçanërisht në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit, ku u anulua një gol, si dhe së fundmi për kampionat ndaj Teutës.

Mirëpo, si për ironi të fatit, pas zgjedhjeve që u bënë në FSHF për presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, një shkodran i njohur mori një detyrë që ka lidhje pikërisht me gjyqtarët.

Në krye të Komisionit të Arbitrimit është caktuar pikërisht ish-futbollisti i Vllaznisë, Bardh Jera. Një koincidencë e çmendur, pasi në muajin e fundit klubi shkodran ka ngritur më shumë se kurrë zërin për gjykimet.

Jera sigurisht është një zë i fortë për Vllazninë në Komitetin Ekzekutiv, por shef i arbitrave është Sokol Jareci. Dhe per kete te fundit, shkodranet kane patur jo pak pakenaqesi teksa mendojne se nuk jane rastesi te gjithe keto gabime ne dem te Vllaznise.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments