Paul Merson, ish-lojtari i Arsenalit, sulmoi Liverpool-in për shitjen e Sadio Mane te Bayern Munich.

Në një reagim të bërë së fundmi, Merson thekoi se aq sa u shit senegalezi në Angli vlen vetëm një filxhan çaji.

“Unë nuk jam tip i statistikave, por për mua Mane ishte një lojtar i madh për Liverpool-in dhe u shit për 32 milionë euro.

Në botën e Premier League aq para janë ekuivalente me një filxhan çaj. A nuk do të ishte më mirë ta ruanim dhe ta linim të largohej falas?”-tha ai.