Java e ardhshme e Kategorisë Superiore do të jetë sërish e ndarë në tre ditë, saktësisht do të luhet të premten,të shtunën dhe të dielën. Ditën e premte spikat ndeshja e Vllaznisë me Laçin.

Kryesuesit pasik kaluan provën ndaj Partizanit, kanë sërish përballë një kundërshtar të sikletshëm edhe pse këtë herë e luajnë në shtëpi sfidën.

Ndërkaq, të shtunën, spikat transferta e Partizanit në Ballsh ndaj Bylisit. Të kuqtë kanë objektiv për të vazhduar luftën për titull, por mallakastriotët janë në një situatë të vështirë dhe me rezultatet e fundit rrezikojnë mbijetesën në elitë. Sakaq, në kryeqytet, Tirana e Orges Shehit do të presë Skënderbeun.

Bardheblutë u rikthyen te suksesi ndaj Apolonisë dhe tashmë do të kërkojnë vazhdimësinë për t’u ngjitur në klasifikim. Ndërkohë, në Durrës, Teutës i duhet të bëjë “detyrat e shtëpisë” përballë Apolonisë, duke qenë se vijnë pas humbjes me Laçin.

Nderkohe ndeshja Kukesi- Kastrioti do te luhet te dielen ne Shkoder. Verilindorët vijnë pas tre fitoreve radhazi dhe shkëlqyen nën drejtimin e Mirel Josës ndaj Skënderbeut, mirëpo nga ana tjetër edhe krutanët, së fundmi kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe janë në një gjendje pozitive.

Ndeshjet, të premten:

18:00 Vllaznia-Laçi

Të shtunën:

13:45 Tirana-Apolonia

13:45 Bylis-Partizani

16:45 Teuta-Apolonia

Të dielën

13:45 Kukësi- Kastrioti