HomeKRYESOREJo vetëm Barcelona, edhe dy klube angleze pas yllit të Bayernit

Jo vetëm Barcelona, edhe dy klube angleze pas yllit të Bayernit

Bayern Munchen pësoi një humbje tronditëse kundër Leipzigut (1-3), që pritet t’i kushtojë titullin kampion skuadrës së Thomas Tuchel.

Por jo vetëm kaq, pasi bavarezët mund të humbasin edhe shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm: Joshua Kimmich.

Mesfushori mund të nisë një aventurë të re gjatë verës pas 8 viteve me rekordmenët e futbollit gjerman.

Shtypi spanjoll shkruan se Barcelona është një nga klubet e interesuara për 28-vjeçarin. Por ka oferta edhe nga Premier League.

Liverpooli dhe Arsenali janë gati të plotësojnë kërkesat e drejtuesve të Bayernit dhe vetë lojtarit të kombëtares gjermane.

Kimmich ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me bavarezët. Me Bayernin ka fituar plot 19 trofe.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments