Pasditen e sotme, konkretisht ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te ndeshen Vllaznia dhe Kukesi, dy nder skuadrta me te mira te “Abissnet Superiore” per kete sezon.

Ne formacionin e Vllaznise siç kemi bere te ditur dje dhe sot, do te kete dy ndryshime ne krahasim me ndeshjen e fundit. Keshtu, ne porte do te jete Kristi Qarri sepse Bojan Zogoviç eshte i pamundur nga gjendjea shendetesore.

Po ashtu, “Shkodra Sport” meson se trajneri Brdariç ka vendosur te beje nje ndryshim edhe ne maje te sulmit teksa ka preferuar kete here te aktivizoje Djurdjevic ne vend te Aralices. Por keto nuk do jene ndryshimet e vetme.

Stafi ka vendosur te ndryshoje edhe nje tjeter lojtar ne formacion. Keshtu Ardit Hoxhaj kete here nuk do ta nise nga minuta e pare sepse ne vend te tij eshte preferuar Arsid Kruja.

Ne kete menyre, me keto ndryshime, Vllaznia do te kerkoje te mposhte Kukesin dhe te bashkohet me pike me te ne renditje duke shpresuar edhe ne nje hap te gabuar te Tiranes, per t’iu ofruar edhe me shume kreut./SHKODRA-SPORT.COM/