HomeKRYESOREJo vetëm Smajli dhe Alivoda, tek kombëtarja ka edhe dy shkodranë të...

Jo vetëm Smajli dhe Alivoda, tek kombëtarja ka edhe dy shkodranë të tjerë dhe dyshja sulmuese nga Puka

Kombëtarja u-21 ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar ditën e djeshme, ku lojtarët janë thirrur për ndeshjet miqësore kundët Azerbajxhanit dhe Polonisë.

Nga futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje nga trajneri Bushi kanë gjetur vend edhe dy lojtarë të Vllaznisë si: Smajli dhe Alivoda. Në këtë mënyrë duke u shpërblyer për performancat e tyre këtë sezon në Superiore.

Ku me të vërtetë dyshja kuqeblu ka qenë një zbulim jo vetëm për Vllazninë, por për gjithë Superioren. Megjithatë Smajli dhe Alivoda nuk janë shkodranët e vetëm në listën e ish-sulmuesit të njohur. Kështu pjesë është edhe Mario Mitaj, që aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe tashmë është pjesë e futbollit rus, ku luan me skuadrën e Lokomotivës së Moskës.

Një tjetër shkodran që ndoshta nuk është edhe aq i dëgjuar është edhe Elmando Gjini. Shtatlarti i zhvilluar futbollistikisht mes Suedisë dhe Italisë tashmë po luan me profesionistët në Portugali. Edhe Gjini aktivizohet në rolin e mbrojtësit të qendrës tek skuadra e Amora, ku këtë sezon ka qenë një prej titullarëve të rëndësishëm.

Po ashtu të grumbulluar janë edhe dy vëllezërit nga Puka, Kristian dhe Stiven Shpendi. Të dy luajnë në krahët e sulmit dhe janë pjesë e skuadrës së Cessenas në Itali. Një listë mjaft interesante kjo e Bushit, ku nga elementët e grumbulluar pritet të formohet edhe baza e kombëtares u-21 për kualifikueset e edicionit që vijon.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments