Erkand Qerimaj emri i madh i shtanges dhe Izmir Smajlaj atleti kampion kane dale ne nje foto me duar te shternguara dhe me buzeqeshje premtuese.

Fotoja eshte publikuar nga Erkand Qerimaj i cili shkruan: “Izmir Smajli uroj qe kete vit t’i thyejme Rrekordet tona me te mira si vitin qe kaloi”.

Padyshim qe keto dy sportiste shkodrane jane nder me te talentuarit dhe me te suksesshmit ne historine e sportit shqiptar sepse kane provuar t’i dhurojne Shqiperise shume medalje.

Dhe sidomos Qerimaj ka lene pas vitin 2019 me shume medalje nderkohe qe per Smajlajn nuk ka ndodhur keshtu si rrjedhoje e disa demtimeve, megjithate shpresat jane qe t’ kete lene pas dhe te nis nje vit te mbare.

“Shkodra Sport” padyshim qe ju uron suksese sepse jane edhe krenaria e Shkodres.