Fitorja e fundit ndaj kundërshtarit grek dhe përkushtimi që Jetmir Kuçi shfaq për sportin e boksit, ka bërë që rreth tij të ketë shumë solidaritet.

Këtë herë, është një tjetër kampion, pikërisht Oltion Kraja ai që u bën thirrje të gjithë institucioneve lokale, qëndrore por edhe biznesmenëve, për ta mbështetur këtë sportist të rrallë që ka ende se çfarë të na dhurojë.

Me një status të publikuar, ish- boksieri i Vllaznisë shkruan: “Respekt për Bacen,duhet respektu dhe duhet mbështetur për atë që ai i jep qytetit të Shkodrës.

Edhe pse në këtë moshë, edhe pse familjar ai vazhdon të japë për qytetin e Shkodrës, duke u vetësakrifikuar ashtu siç të gjithë e shikuam edhe nëe ndeshjen e fundit si një gladiator i vërtetë.

Bashkia, Klubi shumesportesh apo ndonjë sponsor duhet të vetëofrohen për ta mbështetur këtë figurë të sportit shkodran.

Oltion Kraja sot është në rolin e gjyqtarit të boksit, teksa merr pjesë rregullisht në të gjitha aktitetete kombëtare e ndërkombëtare që zhvillohen në vendin tonë.

Por shpeshherë është edhe pranë ish-kolegut të tij, Jetmir Kuçi për ta parë në stërvitje dhe për ta mbështetur në ndeshje sa herë që ai ngjitet në ring.
© shkodrasport.com