Roma është në probleme të mëdha që t’i mbaj lojtarët më të mirë në skuadër.

Verën e kaluar u largua Mohamed Salah, në janar Emerson Palmieri, ndërsa në verë po largohet portieri, Alisson.

Roma tashmë ka marr oferta nga disa klube evropiane si, Real Madridi, PSG dhe Liverpool për portierin brazilian, e që do ta ketë shumë të vështirë ta mbaj në skuadër.

Klubi italian është i gatshëm që ta shet Alissonin, andaj për t’i ndarë rrugët me të, po kërkon plot 90 milionë euro nga skuadra që i do shërbimet e tij.