Vllaznia nuk po arrin të marrë ndonjë lojtar si përforcim, kjo duket gjysma e së keqes. Themi kështu, ngaqë ekipe të tjera duan t’I marrin asaj disa nga lojtarët cilësorë.

Sipas lajmeve më të fundit që qarkullojnë, bëhet e ditur se ekipi I Kamzës kërkon të marrë dy vëllezërit Lekndreaj, Dodën dhe Danielin.

Ato kanë qenë dy pika shumë të forta të kuqebluve dhe largimi I tyre do të krijonte një gropë të madhe në rradhët e tyre.

Megjithatë duhet pritur se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Nëse largohen edhe vëllezërit Lekndreaj, Vllaznia jo vetëm që do ta kishte shumë të vështirë renditjen në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit por edhe do të rrezikonte madje rënien nga kategoria sepse konkurrenca pritet të jetë shumë e fortë.

Pesë ekipet e tjera pjesmarrëse në kampionat janë përforcuar shumë, duke nisur nga Teuta, Tirana, Partizani, Kamza por edhe Goga Basket që është debutuese në kampionat por që ka marrë lojtarë amerikanë në rradhët e saj.

www.shkodrasport.com