Kombëtarja e femrave kuqezi ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në Ohër.

Skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani ka mbyllur pjesën e parë 2-0 me golat e futbollistes se Vllaznise Arbiona Bajraktarit në minutën e 8-të, lojtare kjo qe ka mbajtur edhe shiriten e kapitenes ne kete takim si dhe Qëndresa Krasniqit në minutën e 45-të.

Vajzat e kombëtares e kanë dominuar ndeshjen.Në minutën e 20-të, portierja Rexhepi priti një penallti, duke mos i dhënë mundësi Maqedonisë së Veriut të reagojë.

Në minutën e 73-të, ka ardhur edhe goli i trisit për femrat kuqezi, me Rrahmanin që realizoi.Maqedonia e Veriut shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të me anë të Gentjana Rochit.

Shqipëria e femrave zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.