Totenhemi dhe drejtori sportiv i tyre, Fabio Paratiçi, i njeh shumë mirë lojtarët aktualë dhe situatat e tyre në radhët e Juventusit.

Prandaj, pasi në janar arriti që të transferojë në Londër Rodrigo Bentankurin dhe Dejan Kulusevskin, Paratiçi po punon për goditjen e madhe të verës.

Ëndrra quhet Paulo Dibala, numri 10 argjentinas i cili po has shumë vështirësi në gjetjen e akordit për rinovimin.

Totenhemi nga ana e tij ka vendosur që të hidhen bindshëm në sulm për të bindur Dibalën që të mos firmosë dhe t’i bashkohet Antonio Kontes dhe Fabio Paratiçit në Londër, me këtë të fundit që po mendon t’i ofrojë 28-vjeçarit një pagë prej 15 milionë eurosh neto në vit.