Ajo qe deshironin shkodranet, ka ndodhur. Kryesia e Federates Shqiptare te Basketbollit ne mbledhjen e saj te fundit ka vendosur qe te ndryshoje skemen e kampionatit kombetar te basketbollit dhe nga kjo ka perfituar direkt edhe Vllaznia.

Ne mbledhjen e rradhes te kryesise eshte vendosur qe te mos kete me dy kampionate, te Superliges dhe te kategorise se pare, por vetem nje, me te gjitha skuadrat aktuale pjesmarrese ne to. Vllaznia e cila per here te pare ne historine e saj ra nga kategoria nje muaj me pare, ne fakt nuk do bjere.

Ky padyshim qe eshte nje lajm shume i mire per Vllaznine e basketbollit te meshkujve qe kesisoj “shpetoi”. Por nga ana tjeter, nje tjeter vendim i rendesishem i mbledhjes se fundit te kryesise se basketbollit ka qene edhe ai i limitimit te numrit te te huajve qe mund te luajne ne nje ndeshje.

Nga 5 qe ka qene deri tani, numri ka zbritur ne 3 dhe nga kjo serish perfiton Vllaznia e cila duhet te punoje tashme me shume me elementin e ri dhe ekipet zinxhir per te pergatitur lojtare per ekipin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/