Pas dy muajsh e gjysem vuajtje dhe larg skuadres, mbrojtesi malazez Darko Bulatoviç eshte rikthyer dje te luaje serish per Vllaznine. Trajneri Brdariç ka aktivizuar ta aktivizoje ne 2 minutat e fundit te ndeshjes me Kastriotin, thjesht per t’i dhene besim per vazhdimesine.

Demtimi i pesuar ne nje ndeshje miqesore te prag- sezonit i ka kushtuar shume mbrojtesit te ardhur veren e kaluar tek kuqeblute. Thyerja e nje kocke ne pjesen e poshte te kembes, e bente te domosdoshme nje kohe te gjate per rikuperimin e tij.

Megjithate ajo tashme eshte lene pas dhe prej kohesh lojtari i eshte bashkuar ekipit ne stervitje. Aktivizimi i tij i djehsem ishte thjesht per t’i dhene mbeshtetje.

E sigurte eshte qe tashme ai eshte nje force me shume ne dispozicion te stafit teknik per krahun e majte te mbrojtjes, por edhe qendren e saj. Ende nuk mund te thuhet se kur do te jete titullar, por e rendesishme eshte qe Bulatoviç do jete i gatshem ne pankine./SHKODRA-SPORT.COM/