Ish-mesfushori i Çelsit, Frank Lampard, është favoriti kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares angleze të 21 vjeçarëve.

Federata angleze shkarkoi trajnerin Aidi Butroid pas eliminimit katastrofal në grupe të anglezëve nga Kampionati Europian i 21 vjeçarëve.

Pas shkarkimit të tij nga drejtimi i Çelsit, Lampard u zëvendësua me trajnerin gjerman Tomas Tuhel, dhe që në atë kohë është pa punë.

Lampard është favoriti kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit të moshave angleze, pasi fitoi një reputacion të madh mbi përkrahjen e talenteve të rinj kur drejtonte ekipin londinez, duke arritur të zbulojë dy talente të mëdha si Majson Maunt dhe Rese Xhejms.