Vllaznia është duke hedhur sytë te lojtarët që do përforcojnë skuadrën për sezonin e ri. Kuqeblutë do luajnë në Conference League, teksa kërkohet një performancë pozitive në nivelin europian.

Shtypi i shkruar bën me dije se shkodranët janë vënë pas tre lojtarëve që sezonin e fundit luajtën në kryeqytet, megjithate ende nuk ka asnje konfirmim nga klubi per kete gje.

Sipas zerave te mesiperm, Cale e Torassa që e mbyllën kontratën me Tiranën dhe nuk rinovuan janë lojtarë të lirë, teksa Vllaznia duket se i ka kontaktuar.

Një tjetër lojtar që pëlqehet në ambientin shkodran është edhe Esin Hakaj. Shkodrani mund të kthehet te Vllaznia, këtë herë pas një sezoni mbreslënës me “Demat”. Lojtari nuk ka rinovuar ende me Partizanin.