E ardhmja e Marash Kumbullës pritet të jetë larg Romës, por jo larg Serisë A. Për mbrojtësin shkodran ka lajme të reja në këto ditë të fundit të merkatos së janarit.

Klubi kryeqytetas po punon për transferimin e mbrojtësit shqiptar, i cili këtë sezon e ka kaluar të gjithin duke u rekuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi pranverën e shkuar. 23-vjeçari pëlqehet nga Torino, ku mund të gjejë ish-trajnerin e tij, Juriçin.

Por në garë së fundmi ka hyrë edhe Kaljari. Klubi nga Sardenja po Lufton për të qendruar edhe një tjetër sezon në Serinë A.

Drejtuesit kanë menduar t’i dhurojnë Klaudio Ranierit shërbimet e Marash Kumbullës për ta ndihmuar në arritjen e objektivit në fund të sezonit./Halit Delibash-Sport Ekspres/